Ylli i filmit Johnny Depp dhe gruaja e tij aktorja Amber Heard janë në prag divorci.
Heard, 30 vjeç, ka paraqitur kërkesën për divorc në Gjykatën e Los Angelos-it duke përcaktuar dallimet mes tyre si arsye kryesore për divorc.

Ata u martuan 15 muaj më parë dhe nuk kanë fëmijë. Kohët e fundit ata janë përfshirë në një problem ligjor në Austri, pasi Heard mori dy qenë në mënyrë të paligjshme. Ajo u deklarua fajtore nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Deep dhe Heard filluan të dilnin së bashku gjatë xhirimeve te filmit ‘’The Rum Diary’’.

Ndarja e çiftit është përcaktuar të kryhet të shtunën. Mësohet se Deep ka kërkuar që gjyqtari të refuzojë kërkesën e Heard për mbështjetje bashkëshortore. 

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)