Vetëm vila ku qëndronin kushtonte 87.500 euro në javë, media greke: Angela Martini ‘dogji’ bashkëshortin miliarder me fotot nga pushimet luksoze
Angela Martini dhe bashkeshorti i saj Dragos Savulescu
Një ditë pasi bashkëshorti i modeles shqiptare Angela Martini, miliarderi Dragos Savulescu u arrestua nga policia greke në Mikonos, mediat atje kanë zbuluar detaje të reja nga qëndrimi i çiftit.
‘Protothema’ shkruan se fotot e modeles shqiptare në Instagram dhe reklamimi i jetës së luksit, në një vilë shumë të shtrenjtë në ishullin grek, ‘dogjën’ miliarderin rumun, pasi sinjalizuan autoritet policore të cilat e gjetën dhe e arrestuan.
Modelja shqiptare Angela Martini është munduar të tregohet e kujdesshme duke mbajtur të fshehur lokacionin, por ka qenë një mikeshë e tyre, e cila ishte në grupin që po pushonte në Mykonos që ka zbuluar vendndodhjen në foto. Dragos Savulescu dhe bashkëshortja e tij, Angela Martini, po shijonin pushimet në ishullin luksoz grek në një vilë me qira ku paguhet 87.500 euro për një javë.
Savulescu ishte larguar nga Rumania dhe jetonte në Itali, nga ku ka mbajtur një profil të ulët, në mënyrë që mos të gjendej nga autoritetet rumune dhe Interpol. Sidoqoftë, duket se u desh një vizitë e vetme në Mykonos për të zbuluar vendndodhjen e tij. Tashmë pritet që Savulescu të dalë para gjykatës në Mykonos për të konfirmuar urdhër -arrestin evropian të lëshuar në emrin e tij.
Dragos Savulescu ka qenë i dënuar me 5.5 vite burg. Ai u arrestua në vitin 2019 pasi së bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës, Radu Mazare dhe ish-Presdidentin e Dinamos, Cristi Borcea e të pandehur të tjerë vodhën nga tenderat 114 milionë euro. Pas vendimit të autoritetve rumune, Dragos Savulescu u arratis në Napoli të Italisë dhe më pas kishte shkuar në Greqi.
22/5
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?
-
Po
66.4%
-
Jo
26.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 1304
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqi/ Aksident në Kretë, humb kontrollin e motorit dhe përplaset me një shtyllë! Vdes 33-vjeçari shqiptar
24 Gusht, 17:59
-
Greqi/ 40-vjeçari shqiptar merret peng nga persona të maskuar! E dërgojnë në pyll dhe e qëllojnë me armë! Shkak një femër (EMRI)
24 Gusht, 13:29
-
Greqi/ 40-vjeçares shqiptare i vjedhin kasafortën, kishte bizhuteri me vlerë mbi 100 mijë euro
24 Gusht, 09:12
-
Arrestohet 30-vjeçarja shqiptare në Greqi, e dënuar me 8 vite burg dhe 3500 euro gjobë
23 Gusht, 18:35
-
Greqi/ Shqiptari drejtonte grupin e kokainës nga burgu, policia arreston dy bashkëpunëtorët e tij! Sekuestrohet 34 gr kokainë dhe 411 gr kanabis
23 Gusht, 16:01
-
I ngacmonte vajzën, greku plagos me thikë shqiptarin
23 Gusht, 10:00
-
Greqi/ Tërmeti godet Rodosin, me magnitudë 4.2 rihter
22 Gusht, 19:00
-
SKEMA/ Holanda nxjerr në gjyq “bankierin” e karteleve të narkos, kërkohen 10 vjet burg! Shqiptari Thanas Bako pastroi 500 mln euro nga Dubai në Holandë, si e gjurmoi FBI
22 Gusht, 13:29
-
Kryeministri grek Mitsotakis: Këtë vit Greqia u përball me 4 000 zjarre! Teknologjia ndihmë e madhe
21 Gusht, 15:37
-
Aksident i rëndë në Korfuz, vdes shqiptarja! Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me shtyllën
19 Gusht, 11:16
-
Foto-Video/ MDMA dhe ketaminë nga Europa drejt Izraelit nëpërmjet Greqisë, çmontohet klani i narkotrafikut! 8 të arrestuar dhe 103 kg drogë me vlerë 2,5 mln euro
14 Gusht, 12:10
-
‘Thanas po digjem’, fjalët e fundit të 65-vjeçares që u dogj në fabrikën ku punonte në Greqi! Trupi i saj u gjet në banjë, u përpoq të mbrohej
14 Gusht, 07:41
Goce Shqiptare,ngaterron dynjane. Vetem per te shitur pordhe dhe pak fantazi,e hengri ky mavria...
PërgjigjuMiljarderi i vertete ri ne hotele ku eshte 87000 euro/nata,jo java.Keta jane <<zengjinet e rinj>>,e gjitha 100 % bravado,0 % substance e vlere e vertete.Jane si tenxhere te kallaisura.
Përgjigju