Kukës-Një 19 vjeçar nga Kukësi dyshohet se është vetëplagosur sot me armë zjarri.
I riu ka shkuar në spitalin e qytetit për të marrë ndihmë mjekësore.
“Në spitalin e Kukësit është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi B. P., 19 vjeç, banues në Kukës.
Nga intervistimi paraprak dyshohet se shtetasi B. P., është vetëplagosur me armë zjarri”, informoi sot policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit.
Komento