Itali/ Shqiptari qëllohet me 7 plumba në Itali, është jashtë rrezikut për jetën! U qëllua nga 2 persona me skuter! Detaje çfarë dijmë deri tani

Itali/ Shqiptari qëllohet me 7 plumba në Itali, është jashtë rrezikut për jetën! U qëllua nga 2 persona me skuter! Detaje çfarë dijmë deri tani

Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër. Thënia e njohur mund të përdoret pikërisht në historinë e një 43 vjeçari shqiptar i cili ka arritur të shpëtojë dhe nuk është në rrezik për jetën edhe pse në trup ka 7 plumba.

Ngjarja ka ndodhur në Giugliano në Campania (Itali), ndërsa shqiptari është paraqitur mbrëmjen e së shtunës (10 nëntor) në spital ku dhe është marrë në pyetje nga policia.

Ai I ka treguar policisë se ishte qëlluar nga dy persona të cilët I ishin afruar me skuter. Një nga pistat e hetimit është dhe fakti se ai mund të ketë qenë viktimë e një grabitjeje nga dy personat me skuter por policia nuk përjashton as pistat e tjera pasi ishte një person i njohur nga policia italiane me precendentë penalë, informon media italiane.

43-vjeçari u godit nga shtatë plumba me armë zjarri, mes këmbëve, barkut dhe duarve.

Në disa media 43  vjeçari identifikohet si Roland Lleshi.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Masa ajrore të ftohta e vranësira, parashikimi i motit për sot

Masa ajrore të ftohta e vranësira, parashikimi i motit për sot