Një 87 vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri në fshatin Lllugaj, ndërsa është transportuar për mjekim në spitalin e Tropojës. Në vendin e ngjarjes u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit. Nuk dihen rrethant e ngjarjes.
“Sot, rreth orës 19:40, në fshatin Lllugaj, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, tip pistoletë, shtetasi A. M., 87 vjeç, i cili është transportuar për mjekim në spitalin e Tropojës.
Në vendin e ngjarjes, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit, me të cilën dyshohet se është vetëplagosur 87-vjeçari”, thotë policia.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.