Vetëplagoset vëllai i avokates së
Berishës, Ballanca nën hetim
Ermal Ballanca, (foto) 38-vjeçari i vetëplagopsur aksidentalisht dy netë më parë te “Mihal Grameno” në Tiranë, është vëllai i avokates së kryeministrit Berisha, Elinda Ballanca. Ndaj tij, policia ka njoftuar se ka nisur hetimi për “armëmbajtje pa leje”
TIRANE - I vetëplagosuri aksidentalisht të djelën në mbrëmje në Tiranë, në rrugën “Mihal Grameno”, është vëllai i avokates së kryeministrit Berisha. Bëhet fjalë për Ermal Ballancën, 38 vjeç. Burime nga policia e kryeqytetit kanë njoftuar, se ai ndodhet në gjëndje të rëndë në Spitalin Ushtarak, ndërkohë që policia ka nisur procedimin për “armëmbajtje penale”.
“Me datë 13.05.2013, ora 03.45 filloi proçedimi penal në gjëndje të lirë për Ermal Faik Ballanca, i datelindjes 15.10.1975, lindur dhe banues në Tirane, me arsim të mesëm, i padënuar, sepse me datë 12.05.2013 në orën 22.00, në rrugën ‘Mihal Grameno’, është vetëplagosur me një armë pa leje, tip pistoletë me (mulli) me nr.IE 149990. Ai është dërguar në Qendrën Spitalore të Ushtrisë dhe ndodhet në gjendje te rëndë shëndetësore.
Pistoleta e sekuestruar do t’i dërgohet laboratorit kriminalistik për ekzaminime të mëtejshme”, thuhet në një njoftim të policisë. Ermal Ballanca, babai i dy fëmijëve, është vëllai i Erinda Ballancës. Kjo e fundit, është mjaft e njohur, pasi është avokatja e kryeministrit dhe kryetarit të PD-së, Sali Berisha.
38-vjeçari Erlmal Ballanca është vetëplagosur mbrëmjen e djeshme në ambientet e një lokali, në rrugën “Mihal Grameno” në Tiranë, teksa pastronte armën e tij, pistoletë.
I riu është person i njohur për uniformat blu të kryeqytetit, pasi vetëm pak kohë më parë, ka qenë i dyshuar kryesorë për vjedhjen e banesës të së motrës,
Erinda Ballanca. Dje në mbrëmje, pas marrjes së ndihmës mjekësore, Ermali ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pritet që të përballet dhe me akuzën e armbajties pa leje.
Mbrëmjen e djeshme, forcat e policisë të komisarit, nr. 1, kanë bërë kontrollin e ambientit, por nuk kanë gjetur armë tjetër e pas marrjes së dëshmive, ka rezultuar nga hetimet paraprake, se ngjarja ka qenë aksidentale.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 14.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.5%
-
Pak
11.9%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 1386
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PD dhe SPAK heshtin, por pse nuk u mor nën hetim Erinda Ballanca (ashtu siç bënë me Klotilda Bushkën)
13 Shkurt, 20:43
-
Arrestimi i Ilir Metës/ Xhixho: Vilson Bala që e rrëmbeu, do drejtojë Policinë e Tiranës! Ballanca: Avokati i Popullit ka nisur hetimet, na ka shqetësuar rasti
13 Nëntor 2024, 13:03
-
Pakti për emigrantët/ Bardhi: Marrëveshja tani e pazbatueshme! Ballanca: Kemi detyrimin të mbikëqyrim të drejtat e njeriut brenda kampit, koordinim me italianët
13 Nëntor 2024, 12:28
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Fredi Belerit s’iu dha leje për tu betuar si kryebashkiak i Himarës, Avokatja e Popullit: Duhet të propozohen ndryshime në ligj
18 Korrik 2024, 17:23
-
‘Ligjet’, Avokatja e Popullit: Në burgje ushqimi i pamjaftueshëm! Të dënurit në '41 bis' humbën nga 10 kg
21 Maj 2024, 11:21
-
Dy vite pa mandat, Avokati i Popullit mbetet peng i politikës! Asnjë iniciativë nga PS e PD, burime nga palët: Jo diskutim konkret
22 Prill 2024, 20:55
-
Tentativa për të infiltuar të besuarën në drejtësi, Avokatja e Berishës çon në Kuvend emrin e ortakes së Ismail Mulleti! Reagon Avokati i Popullit
1 Shkurt 2024, 18:14
-
Tentativa për të infiltuar të besuarën në drejtësi/ Avokatja e Berishës çon në Kuvend emrin e ortakes së Ismail Mulletit që i dha Shkëlzenit 350 mijë €
30 Janar 2024, 18:55
-
Investigimi/ Familja Berisha tenton të infiltrojë të besuarën në drejtësi! Ortakja e Ismail Mulletit, që i dha Shkëlzenit 350 mijë euro, kalon fazën e parë për në KLGJ e KLP
14 Dhjetor 2023, 17:04
-
Marrëveshja për emigrantët me Italinë, avokatja e Popullit: Duam më shumë staf për të monitoruar garantimin e të drejtave për azil
22 Nëntor 2023, 12:04
-
Bardhi i shkarkuar nga Basha i nis letër Nikollës: PD gati për dialog me PS-në për Avokatin e Popullit! Të ndërtojmë proces transparent
15 Shtator 2023, 14:16