TIRANE - Alma Gjergji, motra e ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, i ka dhënë fund jetës sot në Tiranë duke u varur me litar në banesën e saj, mësoi Shqiptarja.com

53-vjeçarja është bashkëshortja e pedagogut të Gazetarisë, Bashkim Gjergji, me të cilin ka edhe një vajzë. Ajo ishte me profesion ekonomiste.

Shqiptarja.com ka mësuar se ajo vuante nga depresioni.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në rrugën Perlat Rexhepi, shumë pranë Fakultetit të Drejtësisë, tregojnë banorët e zonës.

Gjithmonë sipas këtyre të fundit, trupi i pajetë i Alma Gjergjit është marrë nga një autoambulancë, ndërsa zona u rrethua nga forca të shumta policie që nuk lejuan afrimin e gazetarëve dhe kamerave.

Më poshtë automjeti i ministrit Imami pranë shtëpisë ku jetonte motra e tij:

makina imami vendngjarje

(im/shqiptarja.com)