Vetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve në Durrës, gjykata lë në burg burrin! Prokuroria: Ushtronte sistematikisht dhunë psikologjike e fizike

DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka dyshime të forta të bazuara në dëshmi të fëmijëve të Bedrie Lokës dhe nga këqyrja e celularëve, se gruaja është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkëshorti i saj Xhemal Loka, keqtrajtim sistematik që dyshohet se e çoi 41-vjeçaren drejt vetëvrasjes. 

Duke vulosur kërkesën e prokurorisë, gjykata e Durrësit i caktoi masë “arrest në burg” burrit në akuzë për shkaktimin e vetevrasjes, që parashikon dënim deri në 7 vite burgim. 

Para togave të zeza, Xhemal Loka dhunën e quajti debat normal si në çdo familje shqiptare, dhe shkakun pse gruaja e tij piu fostoksinë e gjen tek një profil në Tik-Tok që denigronte figurën e saj. 

“Gruaja ka vrarë veten prej fotove dhe denigrimit në Tik-Tok. Unë ia kisha falur, por ajo ishte shumë e mëriztur. Kam pasur debate, si çdo çift por jo konflikte që ajo të shkonte në masë ekstreme. Si mund ta bëj unë atë veprim kur ajo është nëna e 4 fëmijëve të mi?! Kërkoj masë më të lehtë, se kam fëmijë për të rritur. Unë nuk e kam dhunuar, por vëllezërit e saj më kanë kërcënuar në telefon”. 

Por dëshmia e vajzës 21-vjeçare dhënë në polici, zbulon krizën martesore prej të paktën 1 viti. 

“Diku nga muaji shtator 2023 mami i ka gjetur babit disa letra në gjuhën franceze të cilat ja ka dërguar një femër. Ajo ishte një franceze dhe ka komunikuar me vëllain tim dhe i ka thënë që ka pasur një lidhje me Xhemalin. Kjo ka qenë një arsye që e ka vrarë shumë psikologjikisht mamin tim”.

Edhe ditën e ngjarjes tragjike, më 2 janar kur Bedrie Loka piu fostoksinë, vajza thotë se ka pasur debate me bashkëshortin.

Komunikimi i fundit që unë e kam bërë me mamin ka qenë rreth orës 22:30 dhe ajo më tha që kishin prapë debat. I thashë; “po leje pra atë muhabet dhe qepe” dhe ajo më tha; “mirë mo mami, mirë se e qep unë”. Shumë herë e thoshte se do t’i jepte fund jetës. ‘Jam e lodhur’ thoshte. 

Djali i çiftit flet hapur se babai e ka kërcënuar 41-vjeçaren se do ta shtyjë drejt vetëvrasjes, veçanërisht me telefonata gjatë kohës kur ndodhej për punë sezonale në Greqi. 

Edhe një ditë para se të pinte helm, ata bënë një debat të fortë me mamin, se nuk e lejonte të shkonte të shtëpia e gjyshes dhe filloi duke e sharë dhe ofenduar. Babi kur ka qenë në Greqi, gati një vit më parë, ka marrë në celular mamin dhe i ka thënë “unë ty do të bëj të vrasësh veten, mbaje mend”. Mami ka qenë shumë herë e kërcënuar dhe e ofenduar nga babi im.”

Në celularin e djalit tjetër janë gjetur 3 video të momenteve të dhunshme ta babait ndaj nënës

Policia shkoi shpejt drejt arrestimit të burrit, duke qenë se pozita e tij u rëndua kur iu gjet armë pa leje dhe municione luftarak në një kotec pulash pranë shtëpisë dhe një celular që ia kishte fshehur policisë, tashmë i sekuestruar. Armët u dërguan pranë Institutit të Policisë Shkencore Tiranë për t’ju nënshtruar ekzaminimit teknik balistik. 

Dyshime pati edhe për një plan të mundshëm arratisjeje nga Shqipëria, pasi në momentin e shoqërimit në polici, Xhemal Loka kishte me vete 2.800 euro dhe 27.000 lekë.

Jashtë dyerve të gjykatës, në deklarata për mediat, nëna e dhe të afërmit e Xhemal Lokës i dalin në mbrojtje dhe thonë se 45-vjeçari nuk e ka dhunuar apo t’i ketë ushtruar presion për fotot në Tik-Tok, apo edhe për 40 mijë euro nga puna në Greqi, që humbën në shtëpinë e tyre në Sukth. 

“Bedria ka fjetur mbi leket e çunit tim” thotë nëna e Xhemal Lokës.

Bedrie Loka nga Sukthi i Durrësit, nënë e 4 fëmijëve i dha fund jetës me fostoksinë mbrëmjen e 2 janarit, ndërsa ndërroi jetë në spital mëngjesin e 3 janarit 2024.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:36
Durrës/ E ëma i dha fund jetës me fotoksinë, dëshmitë tronditëse të fëmijëve të mitur: Babi e rrihte me grushta e shkelma! I thoshte do të bëj të vrasësh veten

Dëshmia e 4 fëmijëve të çiftit Loka në Prokurori është një ndër provat kyçe për të vërtetuar dhunën sistematike që i ati ka ushtruar ndaj mamasë së tyre, Bedrije, e cila i dha fund jetës me fotoksinë më 2 janar 2024.

Sot, Xhemal Loka para togave të zeza, ku doli për masë sigurie, dhunën e quajti 'debat normal' si në çdo familje shqiptare, dhe shkakun pse gruaja e tij piu fostoksinë e justifikoi tek profili në Tik-Tok që denigronte figurën e saj, por dëshmia e fëmijëve tregojnë të kundërtën. Madje njëri prej fëmijëve ka filmuar dhe një moment dhune dhe ia ka dërguar videon më pas motrës së tij të martuar.

"Babi im e ka dhunuar gjithmonë nënën time” ka thënë njëri prej fëmijëve të mitur në dëshminë e tij në Prokurori.

 Edhe katër ditë para vitit të Ri i ati e ka goditur me grushta shkelma dhe kërcënuar se do ta vriste.  

“Më datë 27 dhjetor 2023, kur ka ardhur babi... krijoi konflikt me mamin se kishte dëgjuar llafe të njerëzve të tjerë për mamin. I ka thanë mamit lloj lloj fjalësh, i ka thënë do të vras ... e ka ofenduar me fjalë të rënda... e ka goditur mamin me grushta dhe me shkelma”,

Edhe më 1 janar, pas vitit të ri skenat e sherrit dhe dhunës janë përsëritur në mbrëmje ndërsa në orët e para të mëngjesit të 2 janarit gruaja ka vendosur ti japë fund jetës duke pirë fotoksinë 

“Më datë 1 janar, pas vitit të ri ... babi është zënë përsëri me mamin sepse i thoshte se nuk do shkosh te daja im ... dhe të gjyshja ime ... ka qënë ora rreth 22.00 deri rreth orës 23.00 ku babi duke bërtitur e ulëritur i thosh që ske për të shku", "Babi im e shante e ofedonte me fjalët nga më të ndyrat... i thosh që ke dashnor, i thosh që ty të ka kap vëllai jot dhe se ti shkon nëpër hotele me atë (dajën)" ka dëshmuar i biri, shkruhet në dosjen e prokurorisë. 

Edhe fëmija tjetër ka dëshmuar dhunën e 1 janarit 2024

 Mami dhe babi gjithnjë kanë pasur debate me njëri-tjetrin. Gjithmonë debatonin, madje edhe një ditë para se të vdiste mami, një ditë para se të pinte helm, ka bërë një debat të fortë. Nuk e lejonte mamin të shkonte te shtëpia e gjyshesh dhe filloi ta shante dhe ofendonte. Debati atë natë ka zgjatur nga ora 19:00 deri nga ora 23:00" ka dëshmuar fëmija tjetër

Edhe një vit më parë 45 vjeçari e i kishte marrë në celular dhe i kishte thënë do të të bëj të vrasësh veten

Një vit më parë, kur babi ka qenë në Greqi, e ka marrë mamin në celular dhe i ka thënë do të të bëj të vrasësh veten, mbaje mend. Shkaku i këtij veprimi ka qenë se mami ka qenë shumë herë e kërcënuar dhe e ofenduar nga babi im' ka dëshmuar fëmija në prokurori më 5 janar, një ditë para arrestimit.

Edhe djali i vogël i çiftit ka filmuar momentet e dhunës dhe videon ia ka dërguar më pas motrës së tij të martuar.

Ato gjithmone ziheshin me njëri tjetrin”, si dhe “unë kam bërë me celularin tim ca video dhe ja kam çuar motrës sime ku i thosha ja ça po bën mami me babin, i thosha hajde se po zihen", duke theksuar "une kam një telefon "Samsung"... dhe me këtë celular unë kam bërë video dhe ja kam çuar motrës kur babi u zinte me mamin", si dhe "telefoni im është në polici... e ka marrë babi... dhe ka thënë që është i veti".

Bedrija edhe ishte dhunuar nuk kishte bërë asnjëherë denoncim.

"Edhe nga këto deklarime të fëmijëve të bashkëshortëve Loka provohet fakti që marrëdhëniet ndërmjet bashkëshortëve nuk kanë qënë marrëdhenie normale, por janë karakterizuar nga një gjëndje konfliktuale e vazhdueshme, e shkaktuar nga sjellja e bashkëshortit Xhemal Loka karshi saj, sjellje kjo e shoqëruar herë pas here edhe me veprime të dhunës fizike ndaj saj, për të cilat, ajo nuk ka parashtruar asnjë njoftim apo kallëzim penal para institucioneve ligjzbatuese, sjllje kjo që ka passjellë një gjëndje psikologjike të rënduar të të ndjerës, ç'ka e ka çuar atë drejt ndërmarrjes së veprimit fatal të vetëvrasjes nëpërmjet konsumimit të lëndës së dyshuar fotoksinë" thuhet në dosjen e prokurorisë.

Gjykata e Durrësit mbylli sot në qeli Xhemal Lokën me akuzën se ka shtyrë drejt vetëvrasjes gruan e tij.

Ora 16:20
Vetëvrasja e 41 vjeçares, 4 vëllezërit të vetëdijshëm për dhunën e burrit ndaj saj: Xhemalin e njohim mirë, motra piu helm për shkak të presionit

1704715721_xhemalloka.jpg

Vëllezërit e të ndjerës Bedrie Loka, ishin në dijeni të dhunës që bashkëshorti Xhemal Loka ushtronte vazhdimisht ndaj saj. Sipas dëshmive të zbardhura në dosjen e prokurorisë, 4 vëllezërit e 41 vjeçares deklarojnë se Xhemal Loka ushtronte presion psikologjik dhe dhunë ndaj motrës së tyre.

Dhuna dhe presioni ndaj të ndjerës ishte rritur edhe më shumë në 2 vitet e fundit dhe vëllezërit e saj shprehen të bindur se vendimin për t’u vetëvrarë 41 vjeçarja e ka marrë si pasojë e dhunës që i ushtronte bashkëshorti i saj.  

Dëshmitë e vëllezërve:

Pandeli Bushi: Që në mars 2000, që kur është martuar motra ime, ai e ka trajtuar keq. E ka dhunuar disa herë fizikisht. Besoj se këtë veprim e ka bërë vetëm prej dhunës së Xhemalit dhe nuk ka lidhje me TikTok.

Mahmut Bushi: Kam dyshime dhe kam bindje se motra ka pirë helm për shkak të marrëdhënies, presionit që kishte nga bashkëshorti i saj. E njoh shumë mirë Xhemalin, ai ka qenë i dhunshëm dhe nuk e ka trajtuar mirë motrën, sidomos këto dy vite. Këtë fakt që ai nuk e trajtonte mirë, ma ka thënë motra ime disa herë dhe i kam thënë Xhemalit shumë herë që të mos e keqtrajtonte motrën time.

Xhim Bushi: Ajo e ka bërë këtë veprim vetëm prej dhunës së bashkëshortit Xhemal Loka. Ata i kanë pasur marrëdhëniet shumë keq, atë gjë e ka ditur shumë mirë mbesa ime Rosalinda. Mendoj se ajo e di historinë e kësaj pune, por ajo nuk tregon menjëherë, se normalisht i vjen keq për babanë e vet.

Dhimitër Bushi: Motra ime i ka pasur shumë keq marrëdhëniet me burrin e saj. Madje, edhe ditën e ngjarjes, Xhemali e ka dhunuar motrën time.

Ora 14:17
Hetimet për vetëvrasjen e 41-vjeçares, prokuroria e Durrësit: Ka prova se burri e dhunonte! Arma u gjet e fshehur në kotecin e pulave

1704715721_xhemalloka.jpg

Prokuroria e Durrësit ka bërë një reagim në lidhje me hetimet për vetëvrasjen e 41-vjeçares Bedrie Loka dhe arrestimin e bashkëshortit të saj për Xhemal Lokën me akuzën ‘shkaktim i vetëvrasjes’, i cili u la në burg nga gjykata pas kërkesës së prokurorisë.

Prokuroria thotë se nga deklarimet e familjarëve të të ndjerës dhe nga kryqrja e telefonave celular, ka dyshime të bazuara në prova se 45-vjeçari Xhemal Loka ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, keqtrajtim i cili ka qenë sistematik dhe dyshohet që ta kenë çuar të ndjerën në vetëvrasje.

'Nga deklarimet e marra familjarëve të të ndjerës, nga kqyrja e telefonave celularë si dhe veprimeve të tjera hetimore ka dyshime të bazuara në prova se i ndaluari ushtronte dhunë fizike dhe psikike ndaj të ndjerës, keqtrajtim i cili ka qenë sistematik  dhe që dyshohet të kenë cuar të ndjerën në vetvrasje.'- njofton prokuroria.

Pas hetimeve prokuroria ka ndaluar Xhemal Lokën, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “shkaktimi i vetëvrasjes”, kryer në dëm të Bedrie Lokës, parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer nëpërmjet mbajtjes së armëve në banesë, parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer nëpërmjet mbajtjes së municioneve luftarake, parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal’

Po ashtu gjatë kontrolleve në banesën e familjes Loka është gjetur edhe një armë zjarri e cila ishte fshehur në kotecin e pulave.

“Në kotecin e pulave në anën jugore të  banesës ... gjendet e mbështjellë me peshqir një armë zjarri automatike “PPS”, me krehër, pa fishek, pjesët e lëvizshme të rregullta e me gjilpërë të rregullt, me numër arme “89-0579”, si dhe “në këtë vend janë gjetur 114 copë fishekë, model ’54, kalibër 7.62mm dhe 4 katër fishekë model ’56, kalibër 7.62mm”, të cilat, pasi u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, u dërguan pranë Institutit të Policisë Shkencore Tiranë për t’ju nënshtruar ekzaminimit teknik balistik.''

Sa i takon kallëzimit të bërë nga e ndjera për adresën false të hapur në rrjetet sociale, prokuroria thotë se: Hetimet për këtë procedim vazhdojnë.

Reagim i Prokurorisë Durrës mbi ecurinë e hetimeve për ‘Shkaktimin e vetëvrasjes’ së shtetases B.L.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, më datë 05.01.2024, ka regjistruar procedimin penal nr. 26, të vitit 2024 për veprën penale të “Shkaktimit të vetëvrasjes” parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal, pasi më datë 02.01.2024, në Sallën Operative të Stacionit të Policisë Manzë, Durrës, ka mbërritur njoftimi se shtetësja B. L., ka konsumuar lëndë të dyshuar fotoksinë në banesën e saj dhe është dërguar me urgjencë nga familjarët e saj fillimisht në Spitalin Rajonal Durrës e më pas në Qendrën Spitalore Tiranë”. Me marrjen dijeni për sa më sipër, është realizuar këqyrja e banesës së familjes ku jetonte e ndjera, ku “në katin e parë të banesës janë gjetur një shishe plastike me ujë dhe disa kapsula me tub cilindrik të dyshuar fotoksinë, të cilat dyshohet se i ka konsumuar kjo shtetase. Pavarësisht faktit se gjendej e shtruar pranë Qëndrës Spitalore Universitare (QSU) “Nënë Tereza” Tiranë dhe nën kujdesin e mjekëve, më datë 03.01.2024, shtetësja B.L. ndërroi jetë si pasojë e komplikacioneve shëndetësore.

Menjëherë më pas, ky material hetimor është regjistruar si procedim penal dhe nën drejtimin e prokurorisë është bërë e mundur kryerja e veprimeve hetimore nga policia gjyqësore mbi bazën e të cilave u krye ndalimi i të dyshuarit Xh.L., si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “shkaktimi i vetëvrasjes”, kryer në dëm të shtetases B. L., parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer nëpërmjet mbajtjes së armëve në banesë, parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer nëpërmjet mbajtjes së municioneve luftarake, parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal;

Nga deklarimet e marra familjarëve të të ndjerës, nga kqyrja e telefonave celularë si dhe veprimeve të tjera hetimore ka dyshime të bazuara në prova se i ndaluari ushtronte dhunë fizike dhe psikike ndaj të ndjerës, keqtrajtim i cili ka qenë sistematik  dhe që dyshohet të kenë cuar të ndjerën në vetvrasje.

Gjithashtu, bazuar në këtë dinamikë të evidentimit të faktit penal të ndodhur, më datë 06.01.2024, është kqyrur banesa e familjes Loka, ku rezultoi se “në kotecin e pulave në anën jugore të  banesës ... gjendet e mbështjellë me peshqir një armë zjarri automatike “PPS”, me krehër, pa fishek, pjesët e lëvizshme të rregullta e me gjilpërë të rregullt, me numër arme “89-0579”, si dhe “në këtë vend janë gjetur 114 copë fishekë, model ’54, kalibër 7.62mm dhe 4 katër fishekë model ’56, kalibër 7.62mm”, të cilat, pasi u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, u dërguan pranë Institutit të Policisë Shkencore Tiranë për t’ju nënshtruar ekzaminimit teknik balistik.

Për sa më sipër nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës është kërkuar të vleftësohet si i ligjshëm ndalimi i këtij shtetasi dhe të caktohet ndaj tij masa e sigurimit personal “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Lidhur me kallëzimin penal të të ndjerës B. L.,rezulton të jetë regjistruar procedim penal për veprën penale të “Falsifikimit kompjuterik” parashikuar nga neni 186/a i Kodit Penal dhe hetimet për këtë procedim vazhdojnë.

Duke e mirëkuptuar interesin e mediave për informimin e publikut, organi i akuzës kërkon angazhimin e tyre për të mos arritur në konkluzione bazuar mbi informacion të paverifikuar, me qëllim që të mos cenohet hetimi i ngjarjes, si dhe parimi i sigurisë publike në raport me familjarët e viktimës.

Ora 13:56
Vetëvrasja e 41-vjeçares në Durrës, burri tregon bisedën në spital me gruan: Më tha kam qenë shumë e mërzitur

1704715721_xhemalloka.jpg

Xhemal Loka është lënë në burg nga gjykata e Durrësit, i akuzuar se shtyu gruan e tij Bedrie Loka, drejt vetëvrasjes.

Në gjykatë ai ka mohuar akuzat, ndërsa ka rikujtuar edhe fjalët e fundit të gruas në spital.

‘Kur kemi qenë në spital në Tiranë, gruaja është përmendur dhe ai e ka pyetur se përse e bëre këtë ? Më tha që kam qenë shumë e mërzitur.’- ka deklaruar ai.

Ora 13:47
Xhemal Loka: S’kam pasur kurrë armë, nuk e di ç’don në shtëpinë time! Bedries i kam thënë kur dalësh nga shtëpia merr fëmijë me vete

1704715721_xhemalloka.jpg

Në sallën e gjyqit, Xhemal Loka, i arrestuar pas vetëvrasjes së bashkëshortes së tij, ka rrëfyer se çfarë ka ndodhur mes tij dhe gruas me datën 1 janar. Sa i takon armës së gjetur në banesën e tij, ai ka deklaruar se nuk posedon armë dhe se nuk ka dijeni sesi është gjendur një armë në shtëpinë e tij.

‘Më ka kërkuar të qëndroj e të mos largohem pa nisur djalin për Itali, sepse nuk e përballoj dot se duheshin disa dokumente.

I kam thënë se do të qëndroj deri me datë 10 janar. Por ti bëj ç’të duash, por ama kur të dalësh të kesh me vete një fëmijë.

Nuk kam pasur kurrë armë në shtëpi. Kurrë nuk kam përdorur armë. Nuk di se çfarë don ajo armë në shtëpinë time.’- ka deklaruar ai.

Ora 13:36
Gruaja ju vetëvra, Xhemal Loka mohon akuzat në gjyq: Më kanë kërcënuar njerëzit e saj! Kam pas debate si çdo çift! Jam bërë me vra veten

Xhemal Loka, bashkëshorti i 41-vjeçares Bedrie Loka, në sallën e gjyqit ka mohuar akuzat se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij dhe se e ka shtyrë drejt vetëvrasjes. Ai ka pohuar se ka pasur zënka në çift si çdo familje, por jo deri në pika ekstreme. 45-vjeçari kërkoi një masë të butë duke argumentuar se ka 4 fëmijë në ngarkim.

‘Nuk jam dakord me akuzën e prokurorit. Më janë bërë kërcënime nga njerëzit e gruas. Lidhur me Tik-Tokun e kam falur gruan dhe ja kam thënë këtë. Më kanë marrë në telefon anonim në Greqi e më kanë kërcënuar. Nuk e di cili ka qenë. I kam thënë kur të dalësh nga shtëpia merr një nga fëmijët me vehte.

Kam pasur debate me gruan si çdo çift, por jo konflikt që ajo të shkonte në masë ekstreme. Si mund ta bëj unë atë veprim kur ajo është nëna e 4 fëmijëve të mi. Vëllai i saj Mahmudi di gjithçka. Nuk di çtë them më. Jam bërë më vra veten. Më jepni një masë më të butë se kam 4 fëmijë në ngarkim.’- ka deklaruar Xhemal Loka.

Ora 13:16
'Qepe mami', zbardhet biseda e Bedire Lokës me të bijën pak para vetëvrasjes! Letra e dashurisë nga një franceze që e tronditi psikologjikisht

 

Vajza 22-vjeçare e Bedrie Lokës, e fejuar pranë Sukthit, e kishte kuptuar se nëna e saj ishte shumë e ngarkuar emocionalisht. Dëshmia e vajzës dhënë në polici, zbulon krizën martesore prej të paktën 1 viti. Vajza thotë se nëna ka vuajtur një tradhti të mundshme, pasi 41-vjeçarja zbuloi në shtëpi disa letra.

“Diku nga muaji shtator 2023 mami i ka gjetur babit disa letra në gjuhën franceze të cilat ja ka dërguar një femër. Ajo ishte një franceze dhe ka komunikuar me vëllain tim dhe i ka thënë që ka pasur një lidhje me Xhemalin. Kjo ka qenë një arsye që e ka vrarë shumë psikologjikisht mamin tim”.- ka thënë vajzat në dëshminë e saj.

Edhe ditën e ngjarjes tragjike, më 2 janar kur Bedrie Loka piu fostoksinë, vajza thotë se ka pasur debate me bashkëshortin.

‘Komunikimi i fundit që unë e kam bërë me mamin ka qenë rreth orës 22:30 dhe ajo më tha që kishin prapë debat. I thashë; “po leje pra atë muhabet dhe qepe” dhe ajo më tha; “mirë mo mami, mirë se e qep unë”. shumë herë e thoshte se do t’i jepte fund jetës. ‘Jam e lodhur’ thoshte.’- ka deklaruar vajza.

Ora 13:08
‘Babi i tha unë ty do të bëj të vrasësh veten!’ Zbardhet dëshmia e djalit të Bedrie Lokës: Edhe natën kur piu helmin kanë bërë sherr

 

Është zbardhur dëshmia e djalit të Bedrie Lokës, 41-vjeçares e cila i dha fund jetës në 2 janar të këtij viti. Djali ka deklaruar se babai i tyre ushtronte dhunë ndaj mamasë dhe se një herë ai nga Greqia e ka kërcënuar duke i thënë se ‘unë ty do të bëj të vrasësh veten’.

“Mami dhe babi gjithmonë kanë pasur debate me njëri tjetrin e nuk i kanë pasur mirë marrëdhëniet. Gjithmonë debatonin. Madje dhe një ditë para se të vdiste mami, një ditë para se të pinte helm, ata bënë një debat të fortë me mamin … se nuk e lejonte mamin të shkonte të shtëpia e gjyshes dhe filloi duke e sharë dhe ofenduar. Debati atë natë ka zgjatur nga ora 19 pak a shumë, deri në orën 23:00. Babi kur ka qenë në Greqi, gati një vit më parë, ka marrë në celular mamin dhe i ka thënë që; unë ty do të bëj të vrasësh veten, mbaje mend”, duke theksuar “shkaku i këtij veprimi ka qenë se mami ka qenë shumë herë e kërcënuar dhe e ofenduar nga babi im … mami ka pasur konflikte të herë pas hershme me babain.”

Ora 13:04
E shoqja iu vetëvra, Xhemal Loka në gjykatë, shikoni fotot nga seanca

 

Report Tv dhe shqiptarja.com publikon foton e Xhemal Lokës në gjykatën e Durrësit ku doli për vlerësimin e masës së sigurisë.

Ai u arrestua 4 ditë pas vetëvrasjes me fotoksinë të gruas së tij Bedrije Loka.

Ndaj 45 vjeçarit rëndojnë akuzat e shkaktimit të vetëvrasjes dhe armëmbajtje pa leje,  pasi iu gjet në shtëpi një automatik me dhjetëra fishekë.

Gjyqtari i Gjykatës së Durrësit, Paulin Çera do të bëjë vlerësësimin e arrestit dhe caktimin  e masës së sigurisë ndaj tij. Prokurori është Ilir Hoxha. 

Ora 12:33
Vetëvrasja e 41 vjeçares në Durrës, vjehrra: Xhemali i fali dhe humbjen e 40 mijë eurove! Bedrija fjeti mbi lekët e djalit tim

Nëna e Xhemal Lokës, vjehrra e 41 vjeçares e cila humbi jetën pasi piu fotoksinë ishte sot në gjykatën e Durrësit ku i biri ka dalë për vlerësim të masës së sigurisë.

Vjehrra mbrojti djalin duke thënë se ky i fundit Ia kishte falur postimin në Tik Tok ku denigrohej figura e Bedrijes madje flet dhe për një shumë prej 40 mijë eurosh që kanë humbur në banesë. Humbja e 40 mijë eurove duket se ishte bërë dhe burim për një konflikt disavjeçar që familja Loka kishte me vëllezërit e 41 vjeçares.

“Faqen e hapi Kushërira e Bedrijes nga nëna, goca e tezes. Kështu thoshte Bedrija. Nuk ka thënë gjë Xhemali, ia fali. Eedhe lekët ia fali (pra humbjen e lekëve). Bedrije Bushi ka fjetur mbi lekët e djalit tim"

Nëna e Xhemalit tregon se Bedrija kishte bërë vetë denoncimin në polici për zhdukjen e 40 mijë eurove.

Ora 12:32
‘Bedria u përmend në spital, na kërkoi falje pse piu helmin’ flet vëllai i Xhemal Lokës: S'është dhunuar, fëmijët janë kërcënuar nga dajat

 

Vëllai i Xhemal Lokës, Fatmiri para gjykatës së Durrësit ka hedhur poshtë akuzat e vëllezërve të Bedrie Lokës, se ajo është shtyrë drejt vetëvrasjes nga bashkëshorti i saj i cili e dhunonte.

Sipas tij, i vëllai nuk e ka dhunuar Bedrie Lokën dhe se vëllezërit e saj do të marrin përgjegjësi për akuzat që hedhin ndaj tyre. Ai tregoi se ka qenë gjatë gjithë kohës i pranishëm në spital kur ishte shtruar Bedria Loka dhe në momentin që ishte përmendur kishte kërkuar falje pse kishte pirë helmin.

‘Kemi qenë me komunikime normale. Vëllai dhe çuni ka qenë ndihma e parë dhe e kemi parë se çfarë ka ndodhur, në orën 12 me 2 vazhdoi të përmendet Bedria. Kemi komunikuar... na ka kërkuar falje, pse e piu helmin. Këta na e thonë ndryshe.... unë isha atje kam qenë 24 orë pa pushim. Akuzat mund të vazhdojnë le ta kërkojë shteti.

Vëllezërit e Bedries kërkojnë të fundosin vëllain tim. Do marrin përgjegjësi për akuzat që kanë bërë. le ta lënë atë shpirt të flejë i qetë tani. Ajo ka bërë vetëvrasje dhe jo se është e dhunuar. 

Ishim në momentin e fundit kur ka ndërruar jetë. Infermierja më tha do t'i bëjmë ekspertizën si e ka marrë ilaçin, me dhunë apo vet. Ekspertiza ka dalë e padhunume, pa asnjë shenjë në trup. Jo me falsifikime, por me të drejtë të dalë.’- tha vëllai i Xhemal Lokës.

Sa u takon deklaratave të fëmijëve për dhunë, ai tha se ata janë kërcënuar nga dajat.

'Shkaku i Tik-Tokut. Bedria ka kërkuar ndihmën e vëllezërve por asnjëri nuk e ndihmoi vetëm bëjnë kërcënime. Nuk kemi pas konflikte me vëllezërit e Bedries. Kalamajtë janë kërcënuar nga daja i atyre. Në komisariat kam qenë edhe unë. Nuk na kanë marrë në pyetje ne. Kanë marrë fëmijët ditën e parë atë natë në darkë në komisariat. I kërcënojnë që të akuzojnë vëllain tim,. I kërcënojnë se u intereson atyre. Vëllai im ka 23 vite që është i martuar. Njerëzit e Bedries kanë thënë se ka kaluar 23 vite të vështira, por jo. Versioni im është se vëllai im s’ka lidhje me vrasjen. Jemi kërcënuar me hakmarrje. Vëllezërit e saj na kanë kërcënuar.'- tha Fatmir Loka.

Pyetje: Vëllai juaj ka qenë i shqetësuar për fjalët denigruese që qarkullonin në rrjetet sociale për gruan e tij?

Fatmir Loka: Jo fare, i ka dhënë kurajo. Do ta gjej se kush është i ka thënë, i ka dhënë premtimin. Nuk i shkuan vëllezërit e nuses për mbrapa, ai ka qenë i vetmi që e ka marrë përsipër. Ka shku i ka kap (vajzën e tezes së Bedries), i merrte në telefon, mos më kaloni në depresion se do t’a kthej ndryshe me ju, jo me nusen time. ‘Nusen time ka thënë nuk mund të na e akuzoj njeri’. Ka akuzuar kushërirën e Bedries, e ka bërë vetë Bedria denoncimin. Drejtësisë do ja lëmë të zbardhet çështje. Nëse Bedria ka pasur dhunë nga Xhemal Loka asnjëherë se besoj.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/01/2024 00:34

    Ja dhe taleban Xhemal katunari! /Kur te dalesh merr femijen me vete/-i thote,a thua se eshte ne Afganistan e jo ne Shqiperi! Dhunen e quan /debat normal/ dhe videon ne Tik-Tok /ja paska falur/,megjithese familjaret e tij thone nga ana tjeter,qe ky vete paska konfrontuar vajzen qe i ka hapur profilin fals dhe e paska marre ne mbrojtje viktimen!! Nuk mund t'a marresh ne mbrojtje dhe /t'ja falesh/ njekohesisht,sepse kur e fal d.m.th i ke besuar genjeshtrat ne Tik-Tok! Edhe alibi nuk dini te sajoni,jo me te thoni te verteten!

    Përgjigju
  • Laja: 08/01/2024 22:49

    Po mire pse te gjithe thone qe u vetevra . Nga sa po shikojme me duket se e kane vrare.

    Përgjigju
  • Tata: 08/01/2024 18:17

    Te ishin vellezer verteti,nuk do vdiste per gazep por do e mbeshtesnin qe te largohej. Gruaja e nje hajduti e maskarai me vule smund te jete prej guri,ose esht si ai vete ose ik.

    Përgjigju
  • GOLI: 08/01/2024 13:09

    TE JESH PRIND I NDERGJEGJSHEM - DHE I LEN KALAMAJT DUKE BERE VETVRASJE.!!!!!....PER TE BERE VETVRASJE,FAJTOR JANE TE BERAT E TE VETVRARIT.....SHPIFESIT JANE ARMIQT E TE SE VERTETES,TE TILLIT DUHET DENUAR SIMBAS LIGJEVE TE HAPSIRES.

    Përgjigju
  • asolingo: 08/01/2024 12:14

    Nje plumb ketij pleres shpellarike asgje me pak dhe femijeve do tju shkoje zemra ne vend nga humbja e nenes se tyre.Disa idiote nuk kuptojne qe gruaja nuk eshte prone e burrave.

    Përgjigju
    • Bedriu: 08/01/2024 13:51

      Po edhe burrat nuk jan pron e grave, ec mos na i beni grat kaq te ndershme.

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore