Vetëvritet stilisti grek Mihalis
Asllanis akuzon një shqiptare

Vetëvritet stilisti grek Mihalis<br />Asllanis akuzon një shqiptare
GREQI - Gjendet i vetëvrarë stilisti më i madh Grek. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku Mihalis Asllanis 63-vjeç është gjendur i vetëvrarë në banesën e tij. Kohët e fundit stilisti kishte probleme ekonomike dhe kredi të pashlyera. Por, përpara se të kryente aktin e vetëvrasjes Asllanis ka shkruar një letër të fundit, të cilën e ka lënë pranë trupit të tij. Ai ka fajësuar për dramën e tij dy femra, një shqiptare dhe një grekë.

Madje thuhet se shqiptarja është rritur dhe arsimuar me ndihmën e pa kursyeshme të stilistit grek, dhe në fund të studimeve është punësuar në bizneset e tij si llogaritare. Sipas tij, vajza shqiptare nuk ka derdhur asnjë llogari në tatimet fiskale dhe shlyerjeve të detyrimeve të tjera duke e zhytur në një krize të madhe ekonomike. Këto miliona euro që janë përvetësuar nga shqiptarja dhe që pritet të dëshmohet nga ana e saj se ku kanë perfunduar dhe kush fshihet pas vajzës shqiptare në shfrytezimin deri në maksimum të biznesmenit grek.

Ndërsa familjarët dhe miqtë e stilistit kanë qënë në kërkim të stilistit që nga mëngjesi dhe filluan që të shqetësoheshin, pasi ai nuk ishte bërë i gjallë. Gjatë drekës ata kanë shkuar në banesën e tij dhe kanë trokituar në derë, por ai nuk është përgjigjur. Në këtë moment ata kanë hapur me forcë derën e banesës së tij duke paguar një bravëndreqës dhe kanë parë trupin e 63-vjeçarit të pajetë. Mihalis Asllanis u diplomua nga Shkolla e Dizajnit në Athinë,  në artet grafike, stolisje, historinë e artit dhe teatër. Ai filloi një karrierë profesionale në modë në vitin 1974. Puna e tij u ekspozuar në shfaqje të shumta në shtëpi dhe jashtë vendit.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca