Vettingu në politikë/ Pas Presidentit dhe partive, zbardhet axhenda e ekspertëve të ‘Venecias’ në ditën e dytë

Vettingu në politikë/ Pas Presidentit dhe partive, zbardhet axhenda e ekspertëve të ‘Venecias’ në ditën e dytë

Ekspertët e Venecias në Tiranë

TIRANË-Delegacioni i Komisionit të Venecias me gjashtë anëtarë vijon takimet në ditën e dytë të vizitës në Shqipëri. Delegacioni i përbërë nga; Veronika Bilkova, Artemiza-Tatiana Chisca, James Hamilton, Jorgen Steen Sorensen dhe Hanna Suchocka dje zhvilloi disa takime.

Delegacioni i nisi takimet dje (shiko këtu) me kryetarët e grupeve parlamentare, presidentin, ministren e Drejtësisë dhe ambasadorin e BE, ndërsa sot do të kenë takime me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, kryetarin e ILDKPKI, Ganaj dhe kreun e EURALIUS, Agnes Bernhard.

Anëtarët e Komisionit të Venecias ndodhen në Shqipëri për t'u njohur më konkretisht me propozimin e opozitës, që synon kalimin në sitën e vettingut të të gjithë të politikanëve. Përsa i përket takimeve të djeshme, PD kërkoi nga ‘Venecia’ që për politikanët të ndiqet i njëjti standard si për gjyqtarët dhe prokurorët për të kaluar në vetting.

Ndërsa shumica përmes Ulsi Manjës reagoi duke pohuar se opinioni i Komisionit është thelbësor, pasi ‘Venecia’ është tabani i demokracisë. Por si nisi historia e propozimit të PD? Në datë 7 shtator Partia Demokratike depozitoi në Kuvend një draft me propozimet për Vettingun në Politikë, por në asnjërën nga pikat nuk përmend vettingun për familjarët e politikanëve.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se propozimi do të dërgohet në Komisionin e Venecias për rekomandim pasi dublon reformën në drejtësi, por nëse do të bëhet, shtoi ai, duhet të përfshijë edhe familjarët e politikanëve. Pak javë më parë ishte kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci që përmes një letre i kërkoi komisionit mendimin përmes 8 pyetjeve.

Dje delegacioni erdhi në Tiranë për t’u njohur nga afër me propozimet dhe qëndrimet e palëve politike, ndërsa nisma e opozitës do të shqyrtohet në Komisionin e Venecias në datë 15 dhjetor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore