"Vetting", Rama letër Llallës:
Verifiko deputetët e grupit të PS

Verifiko deputetët e grupit të PS">
Partia Socialiste kërkon verifikimin e të gjithë deputetëve që tashmë ka në grupin e tij parlamentar, por edhe kandidatëve përpara se të vendosë nëse do t’i kandidojë ose jo për mandatin e ardhshëm në 18 qershor.
 
Sipas letrës së dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme, Edi Rama i drejtohet kryeprokurorit Adriatik Llalla duke i kërkuar verifikimin bazuar në ligjin e dekriminalizimit.
 
Rama shkruan ndër të tjera në letër, se shpreson që ky verifikim të bëhet përpara datës 29 prill, ditë kur zyrtarisht në KQZ duhet të dorëzohen kandidaturat, dhe kur PS ka thirrur Kongresin Kombëtar për të shpallur listën e kandidatëve të saj.
 
Sipas shkresës së Ramës “ky verifikim paraprak ndihmon reciprokisht për të lehtësuar punën voluminoze që duhet bërë nga ana e prokurorisë për verifikimin e kandidaturave të legjislaturës së ardhshme”.

letra e llalles
 
Rivlerësimi
Por verifikimi i Llallës nuk do të jetë i vetmi brenda në grupin aktual të deputetëve të PS-së. Në respekt të nenit 59 të Statutit të PS që përcakton një rregull të veçantë për të gjithë deputetët aktualë të cilët kanë ambicie për të rikandiduar, një tjetër verifikim po bëhet. Në këtë rast, kryesia e grupit parlamentar, e përbërë nga Gramoz Ruçi, Taulant Balla, Erjon Braçe, Mudsa Ulqini e Vasilika Hysi, do të bëjnë një raport për performancën e gjithsecilit gjatë këtij mandati. “Përpara çdo fushate zgjedhore, Kryesi ai paraqet për miratim Asamblesë Kombëtare kriteret dhe rregullat e procesit për përzgjedhjen dhe konsultimin e kandidatëve për deputetë. Lista e zgjeruar e propozimeve së bashku me rekomandimet përkatëse administrohet nga Kryesia. Lista përfundimtare e kandidatëve për deputetë miratohet nga Kryesia e PS. Kryesia e Grupit Parlamentar socialist, në mbyllje të legjislaturës, në rastet kur deputetët përfshihen në listën e rikandidimit, harton një vlerësim individual lidhur me performancën e deputetit gjatë mandatit ë tij lidhur me marrëdhëniet e mbajtura me zonën përkatëse elektorale, përfaqësimin në komisione, në mbledhjen e grupit dhe në seancën plenare, iniciativat ligjore të ndërmarra, paraqitjen publike dhe kriteret të tjera të përcaktuara nga rregullorja e grupit parlamentar socialist. Para kandidimit si deputet, kandidatët e propozuar nënshkruajnë një deklaratë, në të cilët vërtetojnë përmbushjen e integriteti moral e ligjor, si dhe angazhimin, se nëse zgjidhen do të zbatojnë me korrektesë rregullat e funksionimit të grupit parlamentar socialist”,-thuhet në nenin 59 të Statutit të Partisë Socialiste.
 
Kodi i Etikës në PS për zgjedhjen e kandidatëve

Neni 6
Integriteti dhe standardet në përzgjedhjen e kandidatëve
1. Përfaqësuesit e partisë në funksione politike, në pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv qendror dhe vendor, duhet të karakterizohen nga standardet më të larta të integritetit moral dhe ligjor.
2. Çdo kandidat i propozuar për t’u zgjedhur apo emëruar në funksion politik nga Partia, detyrohet të nënshkruajë një deklaratë në të cilën deklaron se:
a. nuk është shkarkuar ose larguar nga asnjë detyrë e mëparshme për korrupsion apo shkelje të ligjit;
b. nuk është dënuar me vendim gjykate të formës së prerë me heqje lirie;
c. do të zbatojë me korrektësi standardet ligjore të funksioneve për të cilat kandidon apo emërohet.
ç. do të zbatojë me korrektesë rregullat dhe normat e përcaktuara në dokumentet kryesore të Partisë.
3. Modeli i deklaratës që duhet të plotësojnë kandidatët për përfaqësim në drejtim dhe emërim në poste politike e ekzekutive përgatitet e miratohet nga Kryesia e Partisë.
4. Personat që përjashtohen në bazë të Kodit të Etikës nuk mund të jenë kandidatë për funksione të ndryshme përfaqësimi ose të mund të emërohen në çdo lloj detyre që ka mbështetjen politike të partisë.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Kalimi i pronave publike tek privatët, Basha: Synohet Instituti Albanologjik i Tiranës, oligarkët i kanë vënë syrin

Kalimi i pronave publike tek privatët, Basha: Synohet Instituti Albanologjik i Tiranës, oligarkët i kanë vënë syrin