Vettingu dhe dorëheqjet bllokojnë edhe Kolegjin Zgjedhor! Kanë mbetur vetëm 4 gjyqtarë...nuk ka kuorum!

TIRANË - Vettingu dhe dorëheqjet lënë Shqipërinë edhe pa Kolegj Zgjedhor. Pas bllokimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila nga 9 gjyqtarë ka vetëm 4 duke mos krijuar kuorumin për vendimmarrje, Gjykatës së Lartë e cila nga 19 anëtarë ka mbetur me 1, edhe Kolegji Zgjedhor, i cili duhet të ketë 8 anëtarë, është bllokuar.

Kolegji Zgjedhor nisi me 8 anëtarë ku mes tyre ishin Artur Malaj, Sotiraq Lubonja, Tomorr Skreli, Gjin Gjoni, ndërsa kanë mbetur Ridvan Hado, Shkëlqim Mustafa, Lindita Sinanaj dhe Astrit Kalaja.

Nga kjo listë në Kolegj aktualisht kanë mbetur vetëm 4 anëtarë duke përgjysmuar numrin e gjyqtarëve dhe duke pamundësuar kuorumin për vendimmarrje.

Trupa e Kolegjit Zgjedhor përbëhet nga 5 anëtarë për të pasur mundësinë e një vendimmarrje pasi me 4 gjyqtarë mund të dalin 2 pro dhe 2 kundër dhe çështja nuk merr një vendim.

Sipas legjislacionit në fuqi, Kolegji Zgjedhor përzgjidhet nga ish Këshill i Lartë i Drejtësisë, ndërsa këtë kompetencë pas shkrirjes së KLD-së mbetet e paqartë nëse mund ta marrë apo jo Këshilli i Lartë Gjyqësor, organ i ri nga reforma në drejtësi.

Po përse u bllokua edhe Kolegji Zgjedhor?

Artur Malaj dhe Sotirat Lubonja u shkarkuan nga vettingu, Tomorr Skreli ka dhënë dorëheqien dhe Gjin Gjoni është larguar me leje dy vjeçare, ndërsa në detyrë kanë mbetur 4 gjyqtarët e tjerë.

Kodi elektoral në nenin 147 të tij parashikon edhe afatin e funksionimit të Kolegjit Zgjedhor.

Kohëzgjatja dhe mbledhjet e Kolegjit Zgjedhor:  Kolegji Zgjedhor i Gjykatës së Apelit, Tiranë i ushtron funksionet e veta gjatë gjithë kohëzgjatjes së legjislaturës së Kuvendit të dalë nga zgjedhjet, për të cilat është hedhur shorti dhe funksionon për të gjitha llojet e zgjedhjeve.

Por situata e krijuar dhe bllokimi i një institucioni të rëndësishëm si Kolegji Zgjedhor duket se do të vërë sërish palët politike në një përballje mes tyre.

G.M./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Daku: 07/03/2020 21:17

    Aaaa tani jemi nrregull se tham pse nuk po ecen ramaforma...mire shume jemi tani cdo gje sic e kerkuam.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj