TIRANE-Vetëm 67 persona përmbushin kriteret për të bërë Vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka përcjellë këtë të premte Avokatit të Popullit listën e zezë të atyre aplikantëve që nuk duhet të përfshihen në këtë proces. Lista me 42 emrat e papërshtatshëm ndodhet në një zarf të vulosur që vetëm Kuvendi ka të drejtë ta hapë.
ONM filtron listen
Sot, Kryetarja e ONM-së, Genoveva Ruiz Calavera i dorëzoi Avokatit të Popullit të Shqipërisë rekomandimin e rishikuar të ONM-së zarfin e mbyllur për t’iu dërguar Kuvendit.
Bazuar në kontrollet mbi kriteret e kualifikimit të kryera nga komisioni i vlerësimit në Zyrën e Avokatit të Popullit, u publikuan dy lista të konsoliduara:
-84 aplikantë janë vendosur në listën e kandidatëve të cilët përmbushin kriteret formale. Nga këta, 17 janë vlerësuar me rekomandim negativ nga ONM;
-109 aplikantë janë vendosur në listën e kandidatëve, të cilët nuk përmbushin kriteret formale. Nga këta, 70 janë vlerësuar me rekomandim negativ, 39 nuk janë vlerësuar me rekomandim negativ, por ekspertët ndërkombëtare pajtohen me anëtarët e komisionit të vlerësimit të zyrës së Avokatit të Popullit që këta kandidatë nuk përmbushin kriteret formale.
Për rrjedhojë, 67 aplikantë mbeten të përshtatshëm për listën përfundimtare të votimit për shqyrtim nga Kuvendi.
Tashmë është përgjegjësia e Kuvendit të Shqipërisë të emërojë anëtarët e institucioneve të rivlerësimit, në mënyrë që zbatimi i procesit të rivlerësimit të mund të fillojë pa vonesa të mëtejshme. ONM shpreson në fillimin e zbatimit të procesit të rivlerësimit, për t’iu përgjigjur pritshmërisë së qytetarëve të Shqipërisë për një sistem gjyqësor plotësisht të pavarur, të paanshëm, llogaridhënës dhe profesional.
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) ka dorëzuar sot rekomandimet e reja për procesin për formimin e institucioneve të rivlerësimit (vetingut), të cilat zëvendësojnë rekomandimet e nxjerra nga ONM më 3 mars 2017.
Në vijim të Vendimit nr. 18/2017, të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë më 16 mars, ONM ka riorganizuar ekipin e tij të vëzhguesve ndërkombëtarë, të përbërë nga anëtarë të nivelit të lartë nga gjyqësori i Shteteve Anëtare të BE-së dhe nga Shtetet e Bashkuara.
Vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM-së kanë konfirmuar se stafi i Zyrës së Avokatit të Popullit ka kryer detyrat e veta në përputhje me ushtrimin e mëparshëm, me saktësi dhe angazhim serioz. Vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM-së kanë përfunduar tashmë vlerësimin e tyre të pavarur të dosjeve të plotësuara.
Sipas tyre, të gjitha aktivitetet monitoruese nga vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM-së u kryen në mënyrë të plotë, duke punuar në bazë të bashkëpunimit të ngushtë me institucionet dhe autoritetet përkatëse në Shqipëri, të cilët mbetën të angazhuar për të asistuar dhe për të mbështetur punën e tyre.

( Lista e zezë ndodhet në këtë zarf të vulosur që vetëm Kuvendi ka të drejtë ta hapë)
Bojkoti i opozitës bllokon votimin
Pas 2 javë verifikimesh të dosjeve të atyre që riplotësuan dokumentacionin për t’u bërë anëtarë të komisioneve të Vettingut, tashmë Topi ndodhet sërish në Portën e Kuvendit. Por në kushtet e bojkotit të opozitës mbetet ende e pamundur futja në procedurë votimi të këtyre kandaturave të Vettingut.
Tashmë është përgjegjësia e Kuvendit të Shqipërisë të emërojë anëtarët e institucioneve të rivlerësimit, në mënyrë që zbatimi i procesit të rivlerësimit të mund të fillojë pa vonesa të mëtejshme. ONM shpreson në fillimin e zbatimit të procesit të rivlerësimit, për t'iu përgjigjur pritshmërisë së qytetarëve të Shqipërisë për një sistem gjyqësor plotësisht të pavarur, të paanshëm, llogaridhënës dhe profesional.
Para një muaji nga kandidaturat e Vettingut vetëm 21 përmbushnin kushtet, një numër shumë i vogël ky në kushtet kur për këtë proces në të dy komisionet nevojiten 27 persona.
Kjo bëri Kuvendi t’i japë dhe një javë kohë kandidatëve të riplotësojën dokumetacionin që një pjesë të madhe të tyre i përjashtonte nga gara.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO