Vettingu/ Gjyqtari që u shantazhua për 8 mijë dollarë me SMS kërcënuese del para KPK-së

Vettingu/ Gjyqtari që u shantazhua për 8 mijë dollarë me SMS kërcënuese del para KPK-së

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza

Gjyqtari Admir Thanza me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Lartë, do të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në datën 10 korrik. Thanza  mban këtë post që nga prilli i vitit 2013. Më herët, gjyqtari Admir Thanza ka qenë pjesë e trupës së Gjykatës Kushtetuese, si dhe pjesë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Ngjarja e 2016-ës

Thanza është bërë i njohur në vitin 2016, kur bëri publik rastin se u kërcënua nga një avokat, i cili i kërkoi 8 mijë dollarë nëpërmjet një mesazhi. Thanza kallëzoi avokatin Arjan Kalaja, për gjobëvënie.

Mesazhi kërcënues është nisur në verën e vitit 2013, vetëm pak muaj pasi gjyqtari Thanza është emëruar pranë Gjykatës së Lartë, pas mbarimit të mandatit si gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese

Gjyqtari Thanza pretendonte se avokati e ka shantazhuar se në rast të mos pagimit të shifrës prej 8 mijë dollarë ai do të denonconte në media për afera korruptive.

Asokohe avokati Kalaja përdori si alibi djalin e tij, për të cilin tha se para se të ndërronte jetë, mund t’ia ketë nisur mesazhin kërcënues.

Me gjithë qëndrimin mohues të të pandehurit Kalaja, më 20 maj 2016 ai u shpall fajtor për akuzën e “shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë” dhe u dënua me 2 vjet burg, dënim që u pezullua duke e lënë në liri me kusht për një periudhë 2­ vjeçare. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja