KUVENDI-Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka dhënë një prononcim për mediat jashtë Kryesisë së Kuvendit pas depozitimit të amandamenitit për Vettingun e politikanëve menjëherë pas mbledhjes së grupeve të PD-LSI.
Sipas Salianjit, vettingu në politikë ecën paralelisht me vettingun në drejtësi dhe nuk e shmang atë pasi edhe në kushtet e sotme prokuroria nuk ndalohet së kontrolluari familjarët e zytarëve.

Pas depozitimit të projektligjit për ndryshime për të bërë të mundur vettingun e politikanëve Rama dhe PS po e refuzon. Edhe sot nuk ndalohet prokuroria që të hetojë familjarët e zyrtarëve por e pengon drejtësia e kapur nga kryeministri. Edi Rama nuk e do Vettingun dhe nuk do të votojë atë. Pyetja jonë është: e duan apo jo? E përsëris se pyetja është shumë e qartë: maxhoranca e do vetting apo jo? Nëse ata nuk e duan dhe ne nuk kemi pse diskutojmë për teknikatitet. Çdo gjë do të bëhet hap pas hapi do t’ju bëhet me dije sapo qeveria të shprehet e do apo jo vettingun. Ne sot morëm vendimin se do të pranojmë çdo lloj hapi për të përshpejtuar procedurat. Ne jemi gati, presim përgjigje nga maxhoranca.
Ervin Salianji, deputet i PD-së
PD depozitoi në datë 7 shtator në Parlament draftin që synon ndryshimet kushtetuese për vettingun për politikanët, por jo për familjarët e tyre.
Rama u përgjigj duke thënë se është në dakordësi të plotë me këtë nismë të PD-së, por me kusht që ky Vetting, të përfshijë edhe pasuritë e anëtarëve të tjerë të familjes së një politikani, duke u kthyer në një “sitë” të njëjtë me atë të Vetting-ut në sistemin gjyqësor.
Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj është shprehur se në situata ku ndodhet gjyqësori kërkon një zgjidhje të shpejtë pasi qytetarët janë në mungesë të drejtësisë.
Sipas Alibeajt, një situatë e tillë vjen për shkak të kapjes së sistemit të drejtësisë
.Momentalisht jemi pa Gjykatë Kushtetuese, pa SPAK dhe pa BKH. Jemi pa mundësi të kontrollojmë pushtetin prej pushtetit gjyqësor. Por më e rëndësishmja është se jemi në mungesë të dhënies së drejtësisë për qytetarët. Mungon elementi bazë i ndarjes së tre pushteteve. Sistemi gjyqësor nuk ekziston më për shkak të Vettingut. Është situatë, e cila kërkon zgjedhje. Ajo që po ndodh me reformën nuk është thjesht kapje politike. Ajo që diskutuam ne është gjetja e zgjidhjeve. Se cilat janë këto zgjidhje, ne kemi prezantuar një platformë prej 7 pikash, që e përcaktojnë fare qartë çlirimin politik të sistemit të gjyqësorit. Kjo ishte mbledhja e parë që bëri rezymenë. Një republikë që nuk është më republikë. Kjo republikë nuk ka më një sistem demokracie. Momenti i dytë do të përcaktojnë mjetet.
Enkelejd Alibeaj, deputet i PD-së
Komente


A ju shofte Zoti faren megjithe Salianje.
PërgjigjuVetingun e juaj do e bën SPAK-u, e jo dikush tjeter o plehëra...!!!