TIRANË- Gjyqtarja në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Flora Hajredinaj është konfirmuar në detyrë.

Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, Hajredinaj kaloi me sukses procesin e Vettingut, duke dalë e pastër në tre shtyllat e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe integritetit profesional.

Ajo ishte pjesë e trupës gjykuese që dënuan ish- ministrin Saimir Tahiri.