TIRANE- GJKKO ka dënuar me 3 vite burg Miranda Idrizi, ish punonjëse e IEVP Lushnje, e akuzuar për veprën penale Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Me pranimin e gjykimit të shkurtuar të pandehurës Miranda Idrizi i ulet 1/3 e dënimit dhe, përfundimisht dënohet me 2 (dy)vjet burgim.
Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme, dhe fillon nga dita që ky vendim të marrë formë të prerë.
Vendimi u dha sot nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtaret Flora Hajredinaj, Etleva Deda dhe Rudina Palloj