Zbardhet vendimi/ Gjykata: Saimir Tahiri fajtor si ministër...sepse nuk ka parandaluar trafikun e kanabisit!

TIRANË - Gjykata Krimeve të Rënda ka zbardhur pas 39 ditësh vendimin për ish-ministrin Saimir Tahiri, i cili u dënua me 3 vite për shpërdorim detyre. Sipas vendimit të Gjykatës, shpërdorimi i detyrës u konkretizua në fakt që si ministri i Brendshëm, Tahiri nuk arriti të parandalojë fenomenin e kanabis duke mbajtur njëkohësisht kontakte me vëllezërit Habilaj, të lidhur me trafikun e drogës.  Por në të njëjtën kohë gjykata thekson se prokuroia nuk ka provuar që ish-Ministri ka bashkëpunuar me grupin kriminal apo qoftë edhe të ketë marrë lekëe dhe dhurata prej tyre.

***

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka shfrytëzuar të gjithë afatin ligjor, në limitin e tij, për të zbardhur vendimin e dënimit ndaj ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, vendim i marrë më 19 shtator. 39 ditë pritje, kanë bërë që tre gjyqtarët Flora Hajredinaj, Ardit Mustafaj dhe Irena Gjoka të dalin me 140 faqe vendim të zbardhur, përmes të cilit e dënuan ish-ministrin Tahirime 3 vite shërbim prove dhe 3 vite pa të drejtë për të ushtruar funksione publike. Dënimi u mor vetëm për shpërdorim detyre, ndërsa ranë akuzat e trafikut të drogës në bashkëpunim dhe grup të strukturuar kriminal, mbi të cilat prokuroria kishte kërkuar që Tahiri të dënohej me 12 vite burg (8 vite përmes gjykimit të shkurtuar).

Vendimi me 140 faqe është dorëzuar këtë të hënë në sekretarinë e Gjykatës, dhe Report Tv e disponon të plotë.

Siç argumenton gjykata në faqen 134 të këtij vendimit Saimir Tahiri "me mbajtjen e lidhjeve të pashpjegueshme plotësisht nga pozicioni i tij si ministër i Brendshëm, me të pandehurin në procedim penal Moisi Habilaj, në kushtet e tilla që këto lidhje të tilla me Ministrin e Brendshëm nuk janë të panjohura, kanë krijuar premisë për grupin kriminal të infiltrohej në strukturat e Policisë së Shtetit".

Ndërsa në faqen 122 të vendimit thuhet se për sa kohë "nuk vërtetohet dhënia e dhuratave dhe shumave të parave për të pandehurin, Tahiri dhe familjarëve të tij, si përfitime për mbështetjen e referuar, si dhe nuk provohet një marrëveshje e Tahirit me Moisi Habilajn etj, për të kryer veprat penale kultivim e trafikim narkotikësh".

Argumenti mbyllet me: ‘’në vlerësimin e kësaj gjykate nuk vërtetohet përtej çdo dyshimi të arsyeshëm bashkëpunimi dhe qenia e të pandehurit Tahiri pjesëmarrës dhe anëtar i grupit kriminal siç e kërkon procedura dhe kodi penal.” 

Por sipas gjykatës Tahiri si ish ministër lidhej me parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit e veçanërisht të veprimtarive të paligjshëm që lidhet me të.

Përdorimi i automjetit Audi me targë AA 003 GB nga Moisi Habilaj, të cilin Tahiri ja kish shitur me kontratë noteriale vëllait të tij Artan Habilaj si dhe skafi që përdorte ministri Tahiri të cilin Habilaj kishte udhëtuar duke e dërguar për remont në Itali, cilësohen nga gjykata si kontaktet dhe afrimiteti që ish ministri kish patur me Moisi Habiljan.

Për Moisi Habilajn dhe grupin e tij kriminal sipas gjykatës ka patur informacion edhe policia shqiptare si dhe partnerët italian të Guarda di finazas të cilët me raportet e tyre të marra nga monitorimi ajror vunë në lëvizje Policinë e Vlorës për të prishur parcelat me hashash edhe pse policia e Vlorës s’kishte dijeni por ndërhynte në raste sporadike. Në faqen 133 thuhet se aktiviteti kriminal i kultivimit të drogës në Vlorë përgjatë 2016 ishte masiv, kjo e faktuar edhe me sekuestrimin në banesën e Armndo Kocerrit pjesëtarit të grupit të Moisi Habilajt 4 ton canabis  në Babicë.

Një tjetër fakt i dijenisë së Tahirit sipas gjykatës për aktivitetin kriminal të Habilajve ishte komunikimi i tij i shpeshtë me drejtorin e policisë Jaled Çela plot 673 telefonata në dy vite si dhe komunikimet e Evi Robos drejtor në ministrinë e brendshme me Moisi Habilajn me 4 telefonata dhe 226 mesazhe.

Vendimi i Gjykatës

Pas dy vitesh hetime, nga nëntori i 2017-ës, Gjykata për Krime të Rënda rrëzoi të gjitha akuzat e ngritura duke e dënuar vetëm për shpërdorim detyre, një vendim prej të cilit, ai nuk do të bëjë asnjë ditë burg!

Gjykata e dënoi Tahirin me 5 vite burg për këtë akuzë të re që në gjuhën juridike quhet, kualifikim i veprës penale: Shpërdorim të detyrës. Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3.4 vite burgim. Edhe këtë dënim, gjykata vendosi ta konvertojë në 3 vite shërbim prove, periudhë në të cilën ish-ministri nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale. Po ashtu, për 3 vite, ish-ministri Tahiri nuk duhet të ushtrojë funksione publike.

"Beteja" Prokurori-Tahiri ne Apel

Saimir Tahiri u detyrua të ankimojë vendimin e dënimit në Gjykatën e Apelit, ende pa pasur në dorë vendimin e zbardhur të gjykatës, për të mos djegur afatin 15 ditë pas vendimit për ankimim të vendimit. Pas veprimit të Tahirit më 3 tetor, një ditë më pas, më 4 tetor, prokuroria për Krime të Rënda ankimoi vendimin e Gjykatës.

Pjesë nga vendimi i Gjykatës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:27
2 minuset e prokurorisë për lidhjen e Tahirit me Moisi Habilajn: Gjykata rrëzon pretendimet për Audin dhe telefonatat

1572266729_makinaetahirit.jpg

Në vendimin e zbardhur, thuhet se as vetë prokuroria për Krime të Rënda nuk ka përmendur asnjë rast që të faktojë se me automjetin Audi me targë AA 003 GB që Saimir Tahiri i shiti vëllai të Moisi Habilajt, Artani  (ky i fundit jo person me precedent penalë), të jetë transportuar drogë, apo të jetë evidentuar ndonjë rast konkret që Policia e Shtetit apo ndonjë strukturë tjetër shtetërore të ketë toleruar në ndonjëlloj mënyre lëvizjen e këtij automjeti në kufi apo brenda territorit. "Madje as vetë prokuroria nuk ka përmendur ndonjë rast të tillë". thekson gjykata në vendimin e saj marrë më 19 shtator. "Gjithashtu, në fashikullin e gjykimit nuk ka asnjë provë që të tregojë, qoftë edhe në nivelin e një dyshimi, se automjeti me targë AA 003 GB përdorej npër të transportuar lëndë narkotike", thotë Gjykata, teksa shton se nuk ka asnjë provë që të hedhë dyshime se makina i është shitur Moisi Habilajt, por vëllait të tij. 

Gjykata rreshton faktet e shitjes së makinës nga Tahiri tek Artan Habilaj, dhe thotë se përse nuk  bë menjëherë akt-shitja me ndërrimin e pronësisë, duke përmendur faktin që automjeti Audi ishte bllokuar nga Drejtoria e Transportit Rrugor për shkak të debive që kishte ministri i Brendshëm i asaj kohe. 

Automjeti privat i Saimir Tahiti është shitur me kontratë të rregull noteriale tek Artan Habilaj. Ndryshimi i pronësisë së automjetit është përgjegjësi e blerësit, jo e shitësit, thekson Gjykata. "Disa muaj më parë nga shitja, përmbaruesi gjyqësor që po ekzekutonte një vendim të gjyqësor civil ndaj debitorit Saimir Tahiri, kishte urdhëruar Drejtorinë e Transportit Rrugor bllokimin e çdo veprimi në lidhje me çdo automjet që figuronte në emër të Tahirit. Pra mos ndryshimi i pronësisë nuk ka qenë i qëllimshëm dhe as vijimi i përdorimit të tij në këtë situatë nga Artan Habilaj. Zhbllokimi i automjetit - thotë gjykata është bërë më 24 dhjetor 2015. Gjykata evidenton faktin që 3 ditë pas shitjes, automjeti është përdorur nga Moisi Habilaj, por thotë se kjo nuk është provë se makina në të vërtetë ju shit Moisiut dhe jo vëllait të tij Artanit. Nga sistemi TIM-s makina është përdorur nga Artan Habilaj, në 13 dalje dhe 12 hyrje, dhe nga Mosji Habilaj, vetëm në 3 dalje dhe 2-3 hyrje."Përdorimi i makinës në disa raste edhe nga Moisi Habilaj, nuk është rrethanë që tregon se automjeti është blerë nga Moisi Habilaj, pasi është përdorur në kushtet e marrëdhënieve të posaçme mes tyre (vëllezër)", thuhet në vendimin e gjykatës.  

Gjykata thotë se "në kontaktet që Moisi Habilaj kishte me bashkëpunëtorët dhe të njohur të tij të linte të kuptonte se kishte lidhje me ministrin e Brendshëm, por se ç'kontribut i jepte ky Moisi Habilajt në veprimtarinë e tij, kjo nuk provohet"

"Nga provat që ndodhen në fashikullin e gjykimit, nuk është evidentuar ndonjë takim i drejtpërdrejtë mes të pandehurit Saimir Tahiri dhe Moisi Habilaj e Florian Habilaj", thuhet në vendimin e gjykatës. Sa u përket komunikimeve telefonike nuk ka asnjë të tillë mes Saimir Tahirit, Moisi Habilaj dhe as dy vëllezërve të tij Florian dhe Artan Habilaj. Gjykata thotë se mund të supozohet që ata kanë mbajtur komunikim përmes ndërmjetësave, duke përmendur emrin e ish-drejtorit të Inspektimit në Miinstrinë e Brendshme, Evi Robo, me të cilin Tahiri kishte edhe shumë raport shoqëror, i cili rezulton të ketë komunikuar me Moisi dhe vëllezërit Florian dhe Artan Habilaj. Por në kushtet e mungesës së përmbajtjes së bisedave telefonike - argumenton gjykata -  këto prova mbeten thjesht indicie që krijojnë vetëm dyshime në këtë drejtim, por nuk arrijnë të provojnë se komunikimet në fjalë janë pikërisht për llogari të të pandehurit Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela në raportet me Moisi e Florian Habilaj.

Pjese nga vendimi i zbardhur i Gjykates

Ora 12:52
Kush është 'Fatoshi' i byzylykëve...Moisi Habialaj: I bleva vetes kostum Hugo Boss për ditëlindje, Tahirin e përmenda për t'i dhënë rëndësi vetes

Në vendimin e zbardhur të gjykatë për dënimin e Saimir Tahirit vetëm për shpërdorim detyre, thuhet se nuk ka asnjë provë që të faktojë që anëtarët e grupit kriminal të drogës t'i kenë dhënë dhurata dhe shuma të konsiderueshme parash ish-ministrit të Brendshëm sikurse ata përmndin në përgjimet ambientale. madje 

"Sa u përket dhuratave dhe shumave të parave që pretendohet që Moisi Habilaj i ka dhënë Tahirit dhe bashkëshortes së tij, gjykata argumenton se nuk "kanë rezultuar prova që të konfirmojnë përgjimet ambientale të kryera nga autoritetet gjyqësore italiane ku të pandehurit në procesim të lidhur "Moisi Habilaj, Nezar Seiti, Eneo Sulaj dhe personat e tjerë, në kohën që ndodhen në automjete fjaslin për dhënie dhuratash (byzylykë dhe kostumi "Hugo Boss") dhe shuma e parave të pandehurit Saimir Tahiri, bashkëshortes dhe nënës së tij. Dhuratat e referuara në përgjime në të vërtetë nuk janë konfirmuar nga dëshmia e pronarëve të dyqaneve dhe bizhuterive dhe rrobave në Itali, nuk kanë rezultuar nga kontrolli i dokumentacionit të tyre, dhe as nuk janë gjetur nga kontrolli i banesës së të pandehurit Saimir tahiri në Shqipëri, përfshi edhe gjurmë të tjerë të çfarëdolloj që të tregojnë ekzistencën e tyre (siç mund të jenë dokumente shit-blerje, fatura, garanci etj). Gjatë hetimi nuk është gjetur dhe sekuestruar asnjë shumë parash të pëndehurit aspo personave të afërm të tij që të jenë shumat e referuara në përgjime, ose të paktën që të jenë shuma të pajustifikuara nga i pandehuri apo të afërmit e tij. 

Shtetasi italian Antonio Riela, i hetuar në itali si bahskëpunëtor i të pandehurit në procedim Moisi Habilaj, ka deklaruar se në dhjetori 2013 ka shoqëruar Moisis Habilaj tek një tregtar në Katania, për të blerë bizhuteri me vlerë pasi Moisiu do të kthehej në Shqipëri, por nuk deklaron nëse kishte dijeni për cilin person ishin destinuar bizhuteritë, ndërsa vetë i pandehuri Moisi Habilaj ka mohuar që t'i ketë dhënë ndonjë dhuratë dhe shuma parash të pandehurit Saimir Tahiri apo familjarëve të tij. Ai ka pohuar vetëm se ka blerë byzylykë për bashkëshorten e një personi tjetër që ai e referon me emrin "Fatosh". Në dyqanin "Hugo Boss" ka blerë rroba për vete një javë para datëlindjes të vet dhe se në përgjime emrin e Saimir Tahirit e ka përmendur për t'i dhënë rëndësi vetes", thuhet në vendimin e zbardhur të gjykatës.

Po ashtu, gjykata rrëzon të gjitha akuzat se Artan Habilaj t ëketë paguar në gusht të vitit 2014, shpenzimet për riparimin e skafit "Auras" në pronësi të Saimir Tahirit, apo që Moisi Habilaj t'i ketë paguar hotelin dy personave të tjerë në shtator 2014, sërish të ndodhur në Itali për riparimin e mjetit lundures. Gjykata thotë se nuk ka prova dhe as janë kryer hetime nga Prokuroria që të vërtetohen pretendimet e të pandehurve. "Në këto kushte, nuk mund të vihet në dyshim që pagesa e shpenzimeve për riparimin e skafit që shkon mbi 30 mijë euro, është bërë nga Orges Liperi".

Ora 12:36
Vendimi i zbardhur: Argumentet me të cilat gjykata rrëzoi që 'shefi i madh' të ishte Saimir Tahiri

Në vendimin e Gjykatës, të cilin Report Tv e disponon, thuhet se nuk ka prova që të vërtetojnë që shefi i madh që prëmendin në përgjime vëllezërit Habilaj, nuk ka prova që "shefi i madh" të jetë Saimir Tahiri, në atë kohë ministër i Brendshëm.

"Në lidhje me dy përgjimet telefonike mes të pandehurit në procedim të lidhur Moisi Habilaj dhe vëllezërve të tij Artan dhe Florian habilaj, ku flitet për "shefin e madh" (datë 16.10.2013 dhe 23.11.203) konstatohet se në këto dy përgjime nuk përmenden emra. Vetëm ky fakt, në komunikimet e personave që merren në mënyrë të vazhdueshme me veprimtari të paligjshme dhe që janë në dijeni të rrezikut të ndjekjes nga autoritetet gjyqësore, në vetvete nuk është gjithmonë i mjaftueshëm për të konkluduar se nuk identifikohet personi apo rrethanat për të cilat flitet. Por krahas faktit që nuk përmendet ndodnjë emër, këto biseda të përgjuara nuk gjenden të vendosura në një kontekst të qartë dhe të kuptushëm në mënyrë që nga përmbajtja e tyre të nxirret/identifikohet personi për të cilin flitet. Për më tepër nga vetë përmbjatja e bisedës së parë nuk arrihet t ëkuptohet qartë nëse bëhet fjalë për ndonjë aktivitet tjetër apo për lojrat e fatit që përmenden aty. Për pasojë, këto dy përgjime në vlerësimin e gjykatës, nuk arrijnë të mbështetin supozimin se "shefi i madh" që përmndet aty, është i pandehuri Saimir Tahiri", thuhet në vendimin e zbardhur të cilin Report Tv e disponon.

Sa i përket përgjimeve ambientale në Itali në vitin 2014, ku Moisi Habilaj, Sabaudin Çelaj etj, përmendin emrin Saimir Tahiri bashkë me funksionin që ka pasur, gjykata veçon një bisedë të marsit 2012, ku përmendet vetëm emri "Saimir". Nga përgjigmet e mëvondshme në janar 2017, nga Sabaudin Çelaj dhe Florian Habilaj, është përmendur po me emrin "Saimir" një person që ka kamion dhe që transporton lëndë narkotike. 

Ndërkohë, referuar disa përgjimeve ku përmenden "kushot e ministrit" dhe "drejtori" gjykata thotë se kushërinjtë e ministrit janë Moisi, Florian dhe Artan habilaj, ndërs me "drejtori" është Drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kasem gahinji: 29/10/2019 19:04

    pra gjukata e nxjerr te pafajshem nga akuza,duke ngritur nje akuze te re.ky vendim ,akuza e re dhe denimi,eshteshkelje e rende ligjore,denim pa u hetuar dhe gjukuar.ceshtja duhej te kthehej per hetim me akuzen e re nga gjukata.tjeter-shperdorim detyre pse nuk parandaloi?akuza hidhet poshte per keto arsye:-shqiperia para 2013 ishte plot me kanabs.tahiri me ekipin e tij ,pas 2013 ,kur u be minister,hartuan planin kombetar per luften kunder kanabisit.beteja nisi me shkaterrimin e lazaratit.dhe gradualisht u shtri nete gjithe territorin.pra nuk eshte se me funksionin e ministrit pengoi operacionet antikanabis.pra nuk e a shperdoruar detyren.per analogji:-mos valle ministrat e brendeshem te gjermanise,spanjes,turqise,hollandes,belgjikes,etj kane shperdoruar detyren se tonelatat e kokaines,heroines,kanabisit trafikohen nga portet dhe vendet e tyre?po ai i shba,ku kokaina transportohet me avione dhe nendetese?pra edhe ata kane shperdoruar detyren.kane kapur,por nuk e kane ndaluar.lufta ndaj kanabisit ne shqiperi dhe kudo,eshte lufte,do kohen e vet,do pune operacionale te shpejte ne kushte flarance,dhe afatgjate,sepse jane fije qe lidhen me politiken(kujtoni deklaratat e saliut per lazaratin,ky eshte shperdorim i mirefillte detyre),me oligarket ,sic i quan saliu,me krimin e organizuar.nk mund te parandalohet me shkop magjik te sajmir tahirit,i cili kishte shkopin,por nuk e perdori qellimisht.krimi,kur i pritet nje fije rikuperohet menjehere.eshte etja per fitime galopante qe i frymezon dhe financon.shikoni ndertimet lluksoze ne shqiperi,nga veriu ne jug,nga lindja ne perendim,ne te dy anet e arterjeve te transportit.vazhdojne dhe sot.pse nuk hetohen burimet e financimit?sepse shkalla e korruptimit te gjukatesve,prokuroreve,elementeve nga policia eshte e madhe.pse keta gjukates dhe prokurore shperdorojne postin?se jane mburoje e mbuloje e krimit qe i ka zene nga gryka.argument?po jap nje:ceshtja e gjin gjonit dhe te shoqes per dyqanet ne aeroport.po,sa te tjera rendojne mbi gjinerit e llallet e drejtesise?ndaj dhe behet zhurma me saimir tahirin.ata gjukates me kete vendim tregojne se ose jane te zhytur ne mut,ose jane frikacake,ose jane te paafte.kujt i intereson denimi i tahirit,apo zhurma rreth tij?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mesazhi i Krishtlindjes nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani: Kremtimi i lindjes së Krishtit gjallëron shpresën e triumfit të dritës mbi errësirën

Mesazhi i Krishtlindjes nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani: Kremtimi i lindjes së Krishtit gjallëron shpresën e triumfit të dritës mbi errësirën