Vettingu, Kuvendi shtyn afatet
kthen listën me 21 kandidatëSkeda/Ja si mungesa e PD bllokon Vettingun

Vettingu, Kuvendi shtyn afatet<br />kthen listën me 21 kandidatëSkeda/Ja si mungesa e PD bllokon Vettingun
TIRANE- Kuvendi ka shtyrë afatet për ngritjen e komisioneve të Vettingut, ndërsa i kthen Avokatit të Popullit listën me 21 kandidatët që plotësonin kushtet për në komisionet e Vettingut. 

Burime pranë Kuvendit thanë për Shqiptarja.com se Kuvendi do të vendosë një tjetër afat për votimin e përbërjes së komisioneve. 

Parlamenti vlerëson se 21 kandidatët e publikuar nga Avokati i Popullit të cilët plotësojnë kriteret, janë të pamjaftueshëm pasi duhen 27 emra për funksionimin e komisioneve të Vettingut.  

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka vlerësuar si kandidatë të mundshëm për Komisionet 79 emra nga aplikantët. 

Sot ishte dhe afati i fundit kur Kuvendi duhet të miratonte ngritjen e komisionit Ad Hoc, që merr në shqyrtim listat e hartuara me kandidatët që do të zbatojnë ligjin e Vettingut.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Vettingut zgjati vetëm pak minuta. Me 81 vota pro dhe 2 kundër, Kuvendi vendosi shtyrjen e afateve, ndërsa aplikantëve iu është lënë një javë kohë aplikantëve për të plotësuar dokumentacionin. 

Dy votat kundër kanë qenë të deputetëve të LIBRA-s, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi të cilët të pyetur për Report Tv kanë deklaruar se shtyrja e procesit është antikushtetues.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, nga foltorja e Kuvendit ftoi Avokatin e Popullit të rivlerësojë edhe njëherë kandidaturat. 

"Komsioni që do ngrinte parlamenti sot do kishte vetëm 21 kandidatë për 28 vende, gjë që nuk na duket e arsyeshme.
 
Me qëllimin që dhe koha ka qenë e shkurtër dhe ka pasur mungesë eksperience si nga institucioni dhe aplikuesit, parë edhe nga trysnia e madhe ndaj aplikuesve, parë këtë edhe në frymën e një transparence më të gjerë dhe më të plotë për publikun, për një proces sa më të drejtë, për mundësi të barabarta të të gjithë atyre që dëshirojnë, ne gjykojmë që të 70 aplikantët që formalisht kanë mungesë në dokument, t'u japim një kohë prej 7 ditësh.

Avokati i Popullit t'i thërrasë këta aplikues të plotësojnë këto kërkesa, me qëllim që komisioni Ad Hoc të ketë një bazë të gjerë dhe jo 21 kandidatë"
, u shpreh Ruçi.

Ndërkohë, opozita nuk i është bashkuar procesit gjatë kësaj të hëne për shkak të bojkotit të Kuvendit prej 2 javësh, pas nisjes së protestës të lira në një çadër të ngritur përpara Kryeministrisë. 

Komisioni Ad Hoc që pritet të ngrihet përbëhet nga 6 anëtarë secili, tre nga opozita dhe tre nga mazhoranca. 

​Nëse opozita nuk propozon emra, atëherë funksionimi i komisionit të Vettingut paralizohet dhe nuk mund të nisë nga zbatimi. 

Ora 21:20 Nishani-Ruçit: Po deformon, u përjashtova nga procesi
Pas deklaratës së kryetarit të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, se Presidenti i Republikës nuk ushtroi kompetencën kushtetuese në administrimin e procesit të përzgjedhjes së komisioneve të Vettingut, ka ardhur edhe reagimi i kreut të shtetit. 

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Presidenca sqaron se deklarata e Ruçit nuk ishte korrekte, por e deformuar dhe jo transparente.

Nishani sqaron se institucioni i Presidencës u përjashtua nga reforma në drejtësi, pavarësisht se ishte kreu i shtetit ai që inicioi këtë proces. 

"Në lidhje me deklaratën e sotme në seancën e Kuvendit të kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, z. Gramoz Ruci, se Presidenti i Republikës nuk e ushtroi kompetencën e tij në procesin e përzgjedhjes së komisioneve të Vettingut, Institucioni i Presidentit të Republikës informon qytetarët se deklarata nuk është korrekte, por e deformuar dhe jo transparente.

Parlamenti e miratoi ligjin përkatës në tejkalim të afateve që ishin vendosur në Kushtetutë për Presidentin e Republikës duke ja pamundësuar totalisht pjesëmarrjen në këtë proces. Për fat të keq, përjashtimi i Presidentit të Republikës nga i gjithë ky proces i rëndësishëm, ka qenë një politikë konstante megjithëse ishte pikërisht Presidenti i Republikës, institucioni i parë që inicioi fillimin e reformës së drejtësisë në tetor të vitit 2014 kur ende askush nuk po merrte një iniciativë të tillë.

Edhe nje herë, duke theksuar rëndësinë e këtij procesi, Presidenti i Republikës i bën thirrje deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe të gjithë aktorëve të përfshirë, të tregojnë respekt dhe zbatojnë me korrektesë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Ku sqarim bëhet në shërbim të transparencës për qytetarët shqiptarë, dinjiteti dhe integriteti i të cilëve është dimensioni më i rëndësishëm se cdo gjë tjetër për Presidentin e Republikës
". 

Kreu i grupit parlamentar të deputetëve socialistë theksoi gjithashtu se Presidenti Bujar Nishani nuk kreu funksionin e tij kushtetues të administrimit të kandidaturave për Vettingun. 

Ruçi theksoi se këtë "detyrë" Nishani ia ngarkoi Avokatit të Popullit. ​

Ora 20:15 Dy votat kundër, Blushi dhe Hafizi
Kuvendi miratoi me 81 vota pro dhe 2 kundër shtyrjen e afateve për ngritjen e organeve të Vettingut.

Dy votat kundër kanë qenë të deputetëve të LIBRA-s, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi të cilët të pyetur për Report Tv kanë deklaruar se shtyrja e procesit është antikushtetues.

Ora 20:08 Kuvendi shtyn seancën, 1 javë kohë aplikantëve
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për ngritjen e organeve të Vettingut zgjati vetëm pak minuta.

Kuvendi mbylli seancën duke vendur t'iu lërë një javë kohë aplikantëve për të plotësuar dokumentacionin për të qenë pjesë e komisioneve. 

Projektvendimi u miratua me 81 vota pro dhe 2 kundër. 
letra metes 1
letra metes 2


Ora 20:05 Ruçi: Avokati i Popullit të rivlerësojë kandidaturat
"Avokati i Popullit solli një listë prej 21 kandidatësh për 28 vende në komisione.  
 
Solli edhe një listë të dytë me 17 emra të cilët nuk plotësojnë kriteret për mungesë dokumentesh, për dokumente të pa noterizuara, dëshmi të gjuhës së huaj.
 
Komisioni që do ngrinte parlamenti sot do kishte vetëm 21 kandidatë për 28 vende, gjë që nuk na duket e arsyeshme.
 
Me qëllimin që dhe koha ka qenë e shkurtër dhe ka pasur mungesë eksperience si nga institucioni dhe aplikuesit, parë edhe nga trysnia e madhe ndaj aplikuesve, parë këtë edhe në frymën e një transparence më të gjerë dhe më të plotë për publikun, për një proces sa më të drejtë, për mundësi të barabarta të të gjithë atyre që dëshirojnë, ne gjykojmë që të 70 aplikantët që formalisht kanë mungesë në dokument, t'u japim një kohë prej 7 ditësh. 

​Avokati i Popullit t'i thërrasë këta aplikues të plotësojnë këto kërkesa, me qëllim që komisioni Ad Hoc të ketë një bazë të gjerë dhe jo 21 kandidatë.
 
Kanë ardhur edhe ankimime nga prokurorë e gjyqtarë, që kanë pasur vullnetin për të aplikuar, por për arsye të mungesës së kohës, nuk u është krijuar mundësia për të aplikuar. Për të dyja këto, qoftë lista me 70 emra që ka kualifikuar Avokati i Popullit, qoftë edhe ata që dëshirojnë të aplikojnë, t'u japim një afat shtatë ditësh, pra deri javën tjetër"
, u shpreh Ruçi. 

Kreu i grupit parlamentar të deputetëve socialistë theksoi gjithashtu se Presidenti Bujar Nishani nuk kreu funksionin e tij kushtetues të administrimit të kandidaturave për Vettingun. 

Ruçi theksoi se këtë "detyrë" Nishani ia ngarkoi Avokatit të Popullit. 

Ora 19:10 Kuvendi shtyn afatin për komisionet e Vettingut
Burime pranë Kuvendit bëjnë të ditur se do të shtyhet afati për ngritjen e Komisioneve të Vettingut. 

Kuvendi pritet t'i kërkojë Avokatit të Popullit të rivlerësojë kandidaturat.

Parlamenti vlerëson se 21 kandidatët e publikuar nga Avokati i Popullit të cilët plotësojnë kriteret, janë të mjaftueshëm pasi duhen 27 emra për funksionimin e komisioneve të Vettingut.  

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka vlerësuar si kandidatë të mundshëm për Komisionet 79 emra. 

Ora 18:55 Përfundon takimi Rama-Meta, '90 në Kryesinë e Kuvendit
Takimi i cili zgjati rreth 90 minuta, u zhvillua një orë përpara nisjes së seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit për ngritjen e komisioneve të Vettingut.

 Zgjatja në kohë e takimit bëri që seanca e Kuvendit të mos nisë në orën 18:00 siç ishte njoftuar fillimisht. 

Ora 17:15 Rama në kryesinë e Kuvendit, takim me Metën
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në këto momente në Kryesinë e Kuvendit.

Mësohet se kreu i qeverisë do ketë takim me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta.

Takim vjen vetëm pak minuta nga nisja e seancës së jashtëzakonshme kur pritet të ngrihen komisionet e Vettingut. 



Ora 17:10 Nis mbledhja e Konferencës së Kryetarëve
Ka nisur mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, në prag të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit për ngritjen e komisioineve të Vettingut.
 
Konferenca e Kryetarëve po diskuton për çështjet e rendit të ditës. 

Përfaqësuesit e opozitës nuk marrin pjesë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për shkak të bojkotit të Kuvendit prej dy javësh.

Ora 16:40 Seanca, s'do ketë votim për emrat e komisioneve të Vettingut
Kuvendi nuk do të votojë sot përbërjen e komisioneve të Vetting-ut. 

Burime pranë Kuvendit bëjnë me dije se gjatë seancës së jashtëzakonshme nuk do ketë votim për emrat e anëtarëve të komisioneve. 

Ora 15:20 Mbyllet takimi Rama, Ruci Meta Xhafa në vilën qeveritare



Ora 15:00 Vettingu, PDIU dërgon emrin e Idrizit
PDIU ka qenë e para që i është përgjigjur letrës së Metës, duke dërguar në Kuvend propozimin e partisë së tij për anëtar të komisionit ad hoc të Vettingut. Shpëtim Idrizi është emri i propozuar i PDIU për anëtar të komisionit.
Ndërkaq priten dhe 2 emra nga koalicioni PS-LSI dhe 3 anëtarët nga opozita, 2 nga Pd dhe një nga PR.

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)