Deputeti i PS, Ulsi Manja është shprehur se protesta e PD përballë kryeministrisë është një formë për të vonuar procesin e zbatimit të ligjit.
I ftuar në emisionin “45 minuta” të gazetarit Denis Minga Manja u shpreh se PD u ka dhënë besën gazetarëve dhe prokurorëve në listën e zezë se do t’i shpëtojë nga Vetingu dhe ka gjetur këtë formë që do t’i mbrojë deri në fund.
“Kjo çadër po bëhet barrikadë për të penguar procesin e Vettingun. Sepse PD gjyqtarëve e prokurorë me listë të zezë u ka dhënë fjalën që do t’i mbrojë deri në fund nëpërmjet kësaj proteste”, tha Manja.
I pyetur për vendimin e PD për bojkotimin e parlamentin, Manja është shprehur se me këtë vendim ka dalë qartasi qëllimi i vërtetë e kësaj proteste.
Sipas tij, qëllimi i kësaj protestë nuk është kërkesa për zgjedhje të lira dhe të ndershme pasi nuk mund të flitet për diçka që nuk ka ndodhur ende, por PD kërkon të bllokojvë Vettingun.
“
Nëse PD do të vazhdojë të bojkotojë parlamentin proces i Vettingut është i bllokuar. Sepse ky ka qenë kompromisi i 21 korrikut kur u miratua Reforma në Drejtësi me vota unanime. Barazia në Komision. Me këtë bojkot ka zbuluar motivin e vërtetë të protestës. Edhe më parë ka protestuar por ishte në parlament. Protesta një tjetër gjë, bojkoti një gjë tjetër. Bojkoti nuk ka lidhje me zgjedhjet e lira të ndershme”, shprehet Manja.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.4%
-
Jo
51.5%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 9665
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 2400 emigrantë brenda 19 orëve! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 76%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32