Procesi i vettingut në policinë shqiptare ka tërhequr vëmendjen e medias prestigjioze ndërkombëtare Associated Press (AP), lajmi i së cilës është marrë edhe nga gazetat e njohura amerikane ”The Washington Post” dhe ”The New York Times” apo edhe ajo neozelandeze ”New Zealand Herald”. 

shkrimi
(Artikulli i New York Times)

washington
(Shkrimi në ABC News)


Me titullin ”Qeveria shqiptare kërkon largimin e ‘mollëve të kalbura’ nga forcat e policisë”, AP shkruan se ”një projektligj i miratuar nga qeveria shqiptare kërkon zbatimin e procesit të vettingut te 13 000 oficerët e policisë shqiptare”. ”Zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj thotë se autoritetet kërkojnë të kontrollojnë aftësitë profesionale të policëve si edhe të kaluarën e tyre personale me qëllimin për të larguar disa individë dhe elementë të përfshirë në krim, korrupsion apo që nuk janë profesionistë”, shkruan AP. 

AP
(Artikulli i AP)

"Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës është një sfidë kyçe për Shqipërinë. Vendi është anëtar i NATO-s që nga viti 2009 dhe iu dha statusi i vendit kandidat Për në BE në vitin 2014. Ai shpreson për fillimin e negociatave këtë vit", thekson AP.

”I njëjti vetting do të kryhet edhe për gjykatësit dhe prokurorët e Shqipërisë. Korrupsioni ka ndëshkuar Shqipërinë postkomuniste dhe ka dëmtuar institucionet e saj demokratike”, përfundon AP, lajmi i së cilës është marrë edhe nga gazetat e njohura amerikane ”The Washington Post” dhe ”The New York Times” apo edhe ajo neozelandeze ”New Zealand Herald”./ATA/

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com