Nga kjo enjte, gjyqtarëve, prokurorëve dhe ndihmësve ligjorë iu mbeten 12 ditë afat për të depozituar pranë inspektoriatit të deklarimit të pasurive formularët e rivlerësimit të pasurive.
 
Pas botimin në Fletoren Zyrtare numër 5 për vitin 2017 të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ligji për rivlerësimin e pasurive për funksionarët e drejtësisë është në fuqi.
 
Me ngritjen e strukturave të reja të përcaktuara në Kushtetutë, pritet që të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët t’i nënshtrohen kontrollit për pasurinë e figurën dhe kush prej tyre nuk kalon këtë test do të përjashtohet nga radhët e drejtësisë.
 
Procesi i depozitimit të formularëve nisi në tetorin e vitit 2016 por pas pezullimit provizor që Gjykata Kushtetuese i bëri Ligjit të Vettingut kjo procedurë ka rinisur nga kjo e enjte.