Vettingu në politikë, Basha kundër Ramës: Dërgimi në Komisionin e Venecias, i panevojshëm

Kryetari i PD, Lulzim Basha insiston për Vettingun në politikë. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha iu përgjigj edhe deklaratës së kryeministrit Edi Rama i cili u shpreh i gatshëm për ta dërguar projektligjin në Komisionin e Venecias për mendim. Sipas Bashës, një lëvizje e tillë është e panevojshme sepse sipas tij Venecia është shprehur njëherë, për Vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve.  

Shqiptarët nuk kanë kohë të presin. Komisioni i Venecias është shprehur në ligjin për gjyqtarët. Të premten të mblidhet seanca e këshillit të legjislacionit dhe komisionit të Ligjeve, Ruci duhet të mbledhë këshillin e rregullores për të nisur pa vonesë procedurën për shqyrtimin e amendamenteve për vetingun e politikanëve. Më pas propozimi të jetë në sallën e kuvendit.

Lulzim Basha, kryetar i PD

Basha: Vettingu s'do lejojë daljen e peshqve të mëdhenj nga rrjeta
Kreu demokrat theksoi se Vettingu në politikë nuk duhet të lërë asnjë shteg për politikanët e lidhur me krimin dhe pasuri të pajustifikuara që t'i shpëtojnë sitës. 

Sot në Kuvend kemi përfaqësues direkt të bandave, si Cyrbja dhe politikanë karriere të PS që janë vënë direkt në shërbim të bandave, si Tahiri, Balla, Xhafaj dhe vetë Rama, kryepengu i fabrikës së kokainës së Xibrakës. Ligji për vetingun e politikanëve bazohet në të njëjtin instrument si vetingu, por ndryshe nga ai që u kalua pa votat e opozitës, që çoi në kapjen e komisionerëve. Ligji për vetingun e politikanëve nuk do të lejojë daljen e peshqve të mëdhenj nga rrjeta. 

Lulzim Basha, kryetar i PD

Kryedemokrati u shpreh se instrumentet që do bëjnë Vettingun te politikanët do jenë apolitike.

Vettingu do bëhet nga përfaqësues jo politikë. Vettingu bën të mundur ndërprerjen e mandatit, ndërsa SPAK-u të çon në burg. Nuk do ketë në këtë proces hapësirë nga institucionet e kapura që t'i ofrojnë alibinë Edi Ramës. Nuk do ta bëjnë vartësit e Edi Ramës dhe as të opopzitës. Duhet të jetë i besueshëm dhe duhet të kryhet nga instancat që gëzojnë besueshmëri dhe janë larg çdo dyshimi. Do ta merrni vesh në kohën e duhur se kush do jenë këto instanca. Vettingu në drejtësi ka treguar problematikën e vet të kapjes së sistemit, Vettingu në politikë s'duhet të lërë asnjë shteg për politikanët e lidhur me krimin dhe që nuk justifikojnë pasuritë. Vettingu i politikanënëve bazohet në një njëjtin instrument si dekriminalizimi. Ndryshe nga ligji i Vettingut që kaloi pa votat e opozitës dhe çoi në kapjen e komisionerëve të Vettingut, njëri dhe njëra të kapur nga Rama dhe Agaçi dhe tjetri falsifikator i diplomave. Bazuar mbi këto mësime, ligji për Vettingun e politikanëve nuk do lejojë asnjë hapësirë për kapjen politike të sistemit. Do jetë nën monitorimin e ndërkombëtarëve.

Lulzim Basha, kryetar i PD

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tata: 18/09/2018 16:16

    JEI TURBULLUAR FARE O LUL HOLLANDEZI .NUK DIN ME CFAR DON DHE CFAR BEN .TE NGELI GOJA DITE ME DITE DUKE THENE VELLAI I KETIJ .BAXHANAKU I ATIJ .LESHI I KETIJ TANI THUA JO FAMILJARET .JA KE FUT VETES BUKUR O HOLLANDEZ PA FARE .

    Përgjigju
  • Tirona: 18/09/2018 13:16

    Do behet dhe Vetingu per Politikanet o luli budallaqa po ti si do ja besh me vellan qe dha dorheqjen me vjerrin me gruan te afermit e tu qe jetojn ne luks.Ku do vesh o budallaqe?Per nji gje me pelqen se ja fute Sales Mones pa dashje.Reci ju pret me pre shiritin e dhomave piktoreske.Rug te mbar.

    Përgjigju
  • agim: 18/09/2018 12:47

    Po per vjedhjen qe bani Basha ne rrugen e Kombit,per vrasjet ne bulevard si do behet o dobic

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore