Avokati Idajet Beqiri e konsideroi krijimin e ligjit për vettingun në polikë si të vonuar dhe se ka ardhur momenti që duhet të bëhet. Madje ai shtoi se do të ishte në nderin e Kuvendit të ri në shtator që në punën e tij të ketë krijimin e projektligjit të parë për vettingun në politikë. Vettingu në politikë u propozua dje nga Bujar Nishani, por për avokatin Beqiri kjo nuk ka pse e gëzon shumë atë pasi ai do të ishte në 10-shen e parë që do të kalonte në sitën e vettingut.
Beqiri tha se në ligj duhet të përcaktohet qartë se kush do të jetë objekt i tij, kryeministra e ministra por edhe ata që kanë qenë më parë, ndërsa shtoi se ata që preken nga vettingu duhet të çohen në gjykatë dhe të ketë dënime për to.
"Nëse bëhet vettingu në politik tek 10-shja e parë do kapi edhe vetë Nishanin pasi në shumë aspekte. Parimisht janë plotësisht dakord për vetting në politikë dhe më duket e drejtë një gjë e tillë. Ka ardhur momenti që grupet parlamentare të bëjnë propozime konkrete dhe të hartojnë ligje për vettingun në politikë. Duhet të përcaktohet saktë se kush do të jetë objekt i këtij ligji, kryeministra e ish kryeministra, ministra e ish ministra, drejtorë të instituteve të larta. Kur të ndërtohet ky ligj dhe më pas t'i drejtohen gjykatave që të vendos vulën për çfarë ka bërë. Mendoj se ka ardhur momenti dhe një gjë e tillë duhet bërë. Për këtë legjislaturë të re do të ishte në nderin e saj që projektiligji i parë që duhet të hartoje të jetë vettingu në politikë", tha Beqiri.
Ditën e djeshme nga Mati, ish presidenti Bujar Nishani kërkoi vetting për politikanët që do të shërbente për të rikthyer besimin e njerëzve te politika.
Lajmi kryesor:
Avokati Beqiri për Report Tv: Meta u soll si kriminel ordiner, na bëri armik me SHBA! S'ka Gjykatë Kushtetuese që e shpëton! Nëse provohen veprat penale, dënohet me 10 vite burg
I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4415
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Beqiri: Për '21 Janarin' ka prova të reja, Berisha urdhëroi krimin, çoi truprojën me 300 mijë euro te familja e Hekuran Dedës që t’i blinte heshtjen! Merkoçi: Të hetohen të gjithë
28 Janar, 18:44
-
Avokati Beqiri: Belind Këlliçi mafioz i kategorisë së lartë, shantazhon SPAK e BKH, ka prova! Përndjek botuesin Carlo Bollino pse investigon krimet e tij
28 Janar, 18:20
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Ekskluzive në Esencë/ Gardiani ‘besnik’ i Ramiz Alisë: Çfarë më thoshte në burg për Berishën, Hajdarin dhe Metën
24 Janar, 21:37
-
Vettingu/ Kërkoi favore seksuale në këmbim të një vendim gjyqësor, KPA shkarkon përfundimisht ish-gjyqtarin Guximtar Boçi
23 Janar, 20:20
-
Divorci Meta - Kryemadhi/ Gjykata e Tiranës cakton seancën e parë më 21 shkurt
23 Janar, 10:31
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
-
Krimi shtetëror i 21 janarit, avokati i viktimave Idajet Beqiri: Provat se Berisha është autori i vrasjeve i kemi dërguar në SPAK! Jemi të indinjuar pse po vonon kaq shumë
21 Janar, 12:04
-
Duke bërë ecje e pirë cigare, Report Tv sjell VIDEO-n e Ilir Metës në ajrim te burgu 313
20 Janar, 20:07
-
Në hetim për CEZ/DIA dhe lobimin në SHBA, Monika Kryemadhi dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë për masën 'Detyrim paraqitje' të vendosur nga GJKKO
20 Janar, 15:01
-
Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan
20 Janar, 12:43