Avokati Beqiri për Report Tv: Meta u soll si kriminel ordiner, na bëri armik me SHBA! S'ka Gjykatë Kushtetuese që e shpëton! Nëse provohen veprat penale, dënohet me 10 vite burg

Ndërsa na ndajnë vetëm 3 ditë nga seanca ku Parlamenti do të votojë për shkarkimin e Ilir Metës nga roli i Kreut të Shtetit, për avokatin Idajet Beqiri kjo gjë do të ndodh dhe se nuk ka Gjykatë Kushtetuese që mund ta shpëtojë atë nga shkarkimi, pasi sjellja e Ilir Metës në krye të shtetit ishte e ngjashme me atë të një krimineli ordiner. Në një intervistë për Report Tv, Beqiri tha se Meta doli totalisht nga roli i tij i Presidentit dhe u soll si një kriminel rrugësh që nxiste dhunë dhe vetëgjyqësi me preje duarsh nëse prekej vota e lirë. Për Beqirin këto përbëjnë vepra penale dhe beson se do të ndiqen nga SPAK dhe nëse provohen, Ilir Meta rrezikon minimumi 10 vite burg.

"Presidenti nuk ka qenë në rolin e kryetarit të shtetit që nga 2017 dhe në mënyrë të posaçme gjatë 2020-2021 ai doli komplet nga shinat e kryetrarit të shtetit dhe të qeniet faktor i unitetit të popullit, nuk e vuri dot veten mbi palët por u pozicionua politikisht në opozitë dhe doli në luftë të hapur kundër qeverisë. Presidenti ka bërë thirrje për dhunë, ka arritur sa të bëhet në kuptimin e vërtetë të fjalëve të bëhet një kriminel ordiner ku kërkon prerje të dorës. Nuk është kjo gjuha e kryetarit të shtetit, por gjuha e kriminelit të rrugës. Ai ka bërë thirrje për dhunë dhe në një rast të tillë është një vepër penale që e ndjek SPAK dhe jam i bindur që nëse provohen Meta dënohet me minimumi 10 vite burg", tha Beqiri.

Avokati Beqiri tha se Meta për shkak të konflikteve personale arriti t'i bëjë shqiptarët armiq me aleatin më të madh që i ka mbrojtur gjithmonë ndër vite.  

"Të arrish të më bësh armik shqiptarët me aleatin më të madh të kombin shqiptar me SHBA qe na dhanë pavarësinë e Kosovës, na futën në NATO, na mbajnë në gjirin e tyre, është e paprecedentë. Të futesh në një luftë personale kundër interesave të shqiptarëve dhe vendit tënd, është normale që një parlament nuk mund ta mbajë atë më president dhe nuk ka gjykatë Kushtetuese që të shmang shkarkimin e tij", tha Beqiri.

VIDEO/ Intervista e plotë

Seanca parlamentare ku do votohet për shkarkimin e presidentit Ilir Meta do të mbahet më 9 qershor ditën e mërkurë, në orën 10:00. Vendimi u mor nga Konferenca e Kryetarëve në mbledhjen ku u diskutua për votimin e raportit të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës, që u miratua më 28 maj. Report Tv ka siguruar raportin prej 100 faqesh të komisionit hetimor parlamentar, në të cilin propozohet jo vetëm shkarkimi i Ilir Metës nga posti i Presidentit, por kërkohet angazhimi i organeve hetimore për të nisur hetimet kryesisht ndaj Presidentit për nxirrje të dhunës dhe urrejtjes para dhe gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:38
Vettingu në politikë, Beqiri: Do ishte nder për Kuvendin e ri që ta miratoj këtë ligj! Nishani e propozoi, por do jetë ndër 10 të parët që do preket (VIDEO)

Avokati Idajet Beqiri e konsideroi krijimin e ligjit për vettingun në polikë si të vonuar dhe se ka ardhur momenti që duhet të bëhet. Madje ai shtoi se do të ishte në nderin e Kuvendit të ri në shtator që në punën e tij të ketë krijimin e projektligjit të parë për vettingun në politikë. Vettingu në politikë u propozua dje nga Bujar Nishani, por për avokatin Beqiri kjo nuk ka pse e gëzon shumë atë pasi ai do të ishte në 10-shen e parë që do të kalonte në sitën e vettingut.

Beqiri tha se në ligj duhet të përcaktohet qartë se kush do të jetë objekt i tij, kryeministra e ministra por edhe ata që kanë qenë më parë, ndërsa shtoi se ata që preken nga vettingu duhet të çohen në gjykatë dhe të ketë dënime për to.

"Nëse bëhet vettingu në politik tek 10-shja e parë do kapi edhe vetë Nishanin pasi në shumë aspekte. Parimisht janë plotësisht dakord për vetting në politikë dhe më duket e drejtë një gjë e tillë. Ka ardhur momenti që grupet parlamentare të bëjnë propozime konkrete dhe të hartojnë ligje për vettingun në politikë. Duhet të përcaktohet saktë se kush do të jetë objekt i këtij ligji, kryeministra e ish kryeministra, ministra e ish ministra, drejtorë të instituteve të larta. Kur të ndërtohet ky ligj dhe më pas t'i drejtohen gjykatave që të vendos vulën për çfarë ka bërë. Mendoj se ka ardhur momenti dhe një gjë e tillë duhet bërë. Për këtë legjislaturë të re do të ishte në nderin e saj që projektiligji  i parë që duhet të hartoje të jetë vettingu në politikë", tha Beqiri.

Ditën e djeshme nga Mati, ish presidenti Bujar Nishani kërkoi vetting për politikanët që do të shërbente për të rikthyer besimin e njerëzve te politika.

I.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore

Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore