Vettingu në politikë, Hysi: Brenda dhjetorit besojmë që do të vijë përgjigja nga ‘Venecia’

TIRANE-Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi deklaroi gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit të Ligjeve se rekomandimi i Komisionit të Venecias për propozimin e Partisë Demokratike për vettingun në politikë mund të vijë brenda dhjetorit të këtij viti. “Besojmë që brenda dhjetorit na vjen rekomandimi i komisionit të Venecias” tha Hysi, që drejtori mbledhjen.

Në mbledhjen e sotme ishin të ftuar përfaqësuesit e biznesit për të dhënë opinionet e tyre për nismën e opozitës, ndërsa i pranishëm nga deputetët e PD ishte vetëm Ervin Salianji. Ai u shpreh se biznesi është kryesori që kapet nga vettingu i politikës se i prishim monopolet, ndërsa pas fjalës në komision u largua. 

Mazhoranca nuk e do vettingun në politikë. Biznesi është kryesori që kapet nga vettingu i politikës se i prishim monopolet. Nuk ka qytetarë që nuk traumatizohet kur dëgjon kryetarë bashkie që e njohin ‘Niçen’. Këto dëgjesa janë teatër e marifete për ta shtyrë vettingun.

Ervin Salianji

Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka deklaroi se “e shoh me interes nismën e PD. Në parim jemi dakord me propozimin për vetting për të gjithë ata që heqin dorë nga statusi i qytetarit e thjeshtë e kërkojnë pozicione publike’. 

Ndërsa biznesmenja Donika Mici theksoi se “Vettingu në politikë është mbase një nga gjërat që ne jemi të vonuar, por duhet të shikohet me kujdes në të gjitha hapësirat për të mos lënë vakuume që mund të lënë mundësi për abuzim apo për shou politik”

Opozita depozitoi në Kuvend në 7 shtator draftin për vettingun në politikë, ndërsa shumica e dërgoi për opinion Komisionin e Venecias. Theksojmë se propozimi i PD për vettingun e politikanëve nuk përfshin familjarët e tyre.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë