Vettingu në politikë/ Spiropali: S’është kjo drejtësia që duam, kontrollin ta bëjë Salianji me Klevisin, Luli ka frikë!

Elisa Spiropali, nënkryetare e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, i ka kthyer përgjigje deputetit demokrat Ervin Salianji, pas depozitimit të sotëm të projektligjit për Vettingun në politikë në Kuvend. 

Spiropali thotë se PD ka frikë nga Vettingu dhe se shqiptarët duan një Vetting të pastër në politikë.

Spiropali ka theksuar se Vettingu në politikë duhet të bëhet nga një drejtësi e pakapur.

Reagimi i plotë

Ne thamë se do kishte ndonjë gjë të re, por sot, dëgjuam Salianjin se vet ata janë të paqartë për çfarë duan të bëjnë. PD-në e ka kapur frika nga Vettingu, nga SPAK-u dhe BKH dhe tani dalin me një propozim, që në fakt nuk bën asgjë tjetër veçse minon Reformën në Drejtësi, SPAK-un, BKH dhe Vettingun që ato do të bëjnë. 

Ne prisnim nga PD-ja të dëgjonim se si do bënin Vettingun e politikanëve, por edhe të vëllezërve, motrave, kunetërve, fëmijëve, baxhanakërve të politikanëve. Por ata thonë: Jo. Ne presim që politikanët jo vetëm të shkëputen nga lidhjet me krimin, por edhe të kalojnë në sitë për të ardhurat dhe pasuritë, Luli thotë: Jo! e duam që ata që nuk e kalojnë Vettingun të përballen me drejtësinë, Luli thotë: Jo.

Shqiptarët duan që Vettingun e politikës ta bëjë drejtësia e pavarur, Luli thotë: Jo. Luli do që kontrollin t'ia bëj Salianji me Klevisin. Kjo nuk është drejtësia që duam. Ne duam Vetting dhe jemi të hapur për të biseduar, por një Vetting për të qenë. Ata thonë hajde votojmë diçka që vetë thonë se nuk është gati. E që për më tepër, propozimi i tyre është hap pas. Propozimi i tyre është të marrësh Reformën në Drejtësi dhe ta grisësh. Luli mund të ketë frikë nga SPAK-u e BKH, por kjo nuk është arsye qe ne ti vëmë shkelmin Vettingut që njësoj siç po pastron drejtësinë nga të korruptuarit e të paaftët, do pastrojë edhe politikën.

Elisa Spiropali, nënkryetare e grupit parlamentar të PS

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'