Vetting-u në polici/ Sulejmani: Është bërë dorëzimi i dosjeve

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ditën e sotme ka zhvilluar një takim me gjimnazistët e Vlorës për të promovuar veprimtarinë e këtij insitucioni.

Drejtori i Vetting-ut pranë SHÇBA, Florian Sulejmani ka deklaruar se Vettingu në Polici ka nisur fillimisht me drejtuesit. Ai më pas ka thënë se janë dorëzuar dosjet e këtyre drejtuesve dhe së shpejti Vettingu do të nis në nivelet e larta të Policisë, Gardës dhe SHÇBA-së.

"Për nivelet e larta siç parashikon ligji ka filluar procesi. Është bërë dorëzimi i dosjeve. Nëpërmjet shortimit dhe procedurave të tjera, që ka Komisioni i jashtëm i Vettingut do fillojë me nivelet e larta, Policisë së Shtetit, Gardës dhe SHÇB në Administratë", ka deklaruar Sulejmani pas takimit me nxënësit.

"Këto takime bëhen për të patur një bashkëpunim më të mirë me qytetarët dhe për ta bërë më të njohur SHÇBA me të rinjtë dhe komunitetin.  Këto takime do të vazhdojë edhe në të gjitha qarqet e vendit. Po promovojmë mënyrat se si qytetarët mund të na kontaktojnë. Duhet të kuptjnë se ka një struktur që mbikqyrë punonjësit e policisë për çdo shkelje që bëjnë këta policisë. U munduam të krijojmë një kontak me nxënësit e gjimnazeve" ka shtuar ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Billy: 23/05/2019 14:45

    Kush do ta beje Vettingun Ana Kapaj, veterinerja e Universitetit te Kamzes???? Turp...Nje agronomo-veterinere ne krye te Komisionit te Vettingut!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?