Vettingu rihapet nesër me gjyqtarin që shumëfishoi pasurinë në më pak se dy dekada (Emri)

Vettingu rihapet nesër me gjyqtarin që shumëfishoi pasurinë në më pak se dy dekada (Emri)

Foto ilustruese

Procesi i vettingut për vitin 2019 do të rihapet nga kryetari i Gjykatës së Sarandës, Alltun Çela. Trupa gjykuese e cila do të jetë përballë Çelës përbëhet nga Pamela Qirko, Xhensila Pine dhe Genta Tafa Bungo.

Por kush është Alltun Çela?

Alltun Çela e ka filluar karrierën e tij në gjyqësor në vitin 1995. Ai drejton Gjykatën e Sarandës prej vitit 2008 dhe u rikonfirmua në këtë pozicion edhe në vitin 2014. Emri i Çelës u lakua në vitin 2016 në Gjykatën e Krimeve të Rënda për një çështje pronash nga kolegu i tij Rasim Doda, teksa ky i fundit po gjykohej për korrupsion. Doda u dënua në shkallë të parë, por vendimi u rrëzua nga Apeli.

Ndryshimi i pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Alltun Çela nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017 paraqitet në skedën grafike të mëposhtme:

Ndryshimi i pasurisë nga fillimi i deklarimit deri në vitin 2017

Pas administrimit të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI), ky raport është prodhuar nga BIRN. Raporti ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vettingut, gjithnjë në kuadër të një prej shtyllave të rivlerësimit, duke iu bashkangjitur kështu edhe kontrollit të figurës dhe vlerësimit të aftësive profesionale. 

Sikurse shihet nga të dhënat, gjyqtari Çela zotëronte pasuri me vlerë 3.2 milionë lekë në vitin 2003. Sipas deklaratës së tij të parë të dorëzuar në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Çela zotëronte një shtëpi të dhuruar nga prindërit dhe një apartament, rreth 17 mijë metra katrorë pemishte dhe ishte bashkëpronar i një magazine.

Pasuria familjare e gjyqtarit Çela është gjashtëfishuar në fund të vitit 2017, duke kapur kështu vlerën e 21 milionë lekëve Pasuritë e paluajtshme zënë vendin kryesor në pasurinë e kryegjyqtarit të Sarandës me vlerë 11 milionë lekë. Ai zotëron gjithashtu familjarisht 8.2 milionë lekë likujditete bankare, 1.2 milionë kursime në cash si dhe automjet me vlerë rreth 600 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 31.9 milionë lekë. Rreth 77% e të ardhurave kanë si burim pagën nga funksioni dhe pagën e familjarëve, 10% të ardhura nga qiraja dhe 6.4% e të ardhurave totale kanë si burim sipërfaqen e tokës pemishte.

Raporti i mësipërm paraqet edhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga ky kontroll, 2 nga 14 deklaratat e analizuara rezultojnë me diferenca negative mes të ardhurave dhe aseteve neto.

Kryetari i Gjykatës së Sarandës nuk arrin të justifikojë 180 mijë lekë në vitin 2004 dhe 1.4 milionë lekë në vitin 2010. Diferenca negative e vitit 2004 shpjegohet megjithatë me faktin që subjekti nuk ka deklaruar të ardhura nga paga për këtë vit. BIRN ka identifikuar gjithashtu si “flamuj të kuq” dy hua të marra nga Çela me vlerë 3.5 milionë dhe 2 milionë lekë në vitet 2013 dhe 2016. Në fund të vitit 2017, gjyqtari kishte detyrim të pakthyer rreth 1.2 milionë lekë.

BIRN ka identifikuar gjithashtu si “flamuj të kuq” deklarimin e Çelës se kishte përfituar me vendim të Këshillit Bashkiak një shesh ndërtimi prej 400 metrash në Sarandë. Ai deklaron se e kishte marrë në dorëzim këtë truall pa e kryer ende blerjen, ndërkohë që është e paqartë se çfarë ka ndodhur më vonë me këtë pronë.

Çela ka deklaruar gjithashtu në vitin 2004 se kishte ndërtuar një shtesë kati mbi shtëpinë ekzistuese, pasi kishte marrë një leje ndërtimi. Por shtesa nuk është regjistruar deri në vitin 2015, kur gjyqtari Çela bën një deklarim të ri se e kishte fituar pronësinë përmes një gjyqi të hapur në Gjykatën e Sarandës përmes parashkrimit fitues.

Raporti duhet theksuar se bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze dhe nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por synon të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe grafik.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodra: 04/01/2019 01:16

    Po gjykatesi Besnik Hoxhaj kur e ka radhen te dali para vetingut??? Kam ca fakte tronditese qe do ti bej te ditura per publikun sapo te perballet me vetingun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë