I "dogji pasuria"/ KPK shkarkon gjyqtarin e 21 Janarit dhe numrin 2 të prokurorisë Tiranë

Tiranë- Prokurori i rrethit Tiranë, Arben Nela, është shkarkuar ditën e sotme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi nuk kishte arritur të jepte burimin e pasurisë së tij. Prokurori Nela doli para KPK-së 5 ditë më parë, ku KPK prezantoi rezultatet e hetimit për prokurorin e Tiranës. Trupa gjykuese e përbërë nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari në seancën dëgjimore të datës 18 korrik, raporti i KPK-së dilte në përfundimin se Nela kishte 3 apartamente dhe një shumë parash rreth 12 mijë euro që nuk i justifikonte dot. 

Për prokurorin Nela raporti i ILDKPI thotë se ka deklarim të pasaktë, s’ka burime të ligjshme, ka deklarim të rremë. Pas raportit bëmë hetim të thelluar për pasurinë. Prokurori ka një apartament 94 m2 në Rrugën “Frederik Shiroka” në Tiranë, blerë 41 mijë euro. Për këtë pronë ka deklarime të rremë si dhe deklarime të pasakta për një hua 20 mijë euro të marrë nga një individ, pa asnjë dokument. Ka apartament 136 m2 ndodhur në Lanabregas Tiranë. 

Nga hetimi për këtë pronë, trualli i ndërtesës tre katëshe ka mospërputhje në deklarimet e vitit 2011 dhe kërkesës së legalizimit, ka mungesë burimi të ligjshëm për blerjen e truallit. Kjo pronë s’është deklaruar nga viti 2003 e deri në 2009. Apartament 67 m2 në pronësi të bashkëshortes së tij, B.N.  Në deklaratën e pasurisë për këtë pronë, ajo thotë se e ka blerë duke i marrë hua motrës së suaj. Ky apartament ka kushtuar 52 mijë euro.   

Ka deklarime që nuk përputhen me ato vjetore dhe deklaratën e bërë në kuadër të procesit të Vettingut për këtë pronë. Gjithashtu, edhe për shumën 12 500 euro s’ka justifikim të ligjshëm si burim, as nga gruaja dhe as nga prokurorja.  

Raporti i KPK për prokurorin Nela

Gjatë seancës dëgjimore para KPK-së, Arben Nela u mbrojt duke thënë se nuk e kishte fshehur pasurinë, por llogaritë nuk ishin bërë siç duhet dhe se ILDKPI kishte shtrembëruar deklaratat e tij. 

(Arben Nela, prokuror i rrethit Gjyqësor Tiranë)

KPK shkarkon gjyqtarin e Apelit Ervin Metalla, mori kredi si i pastrehë

Ish anëtari i trupës gjykuese të dosjes 21 janari në Apelin e Tiranës, gjyqtari Ervin Metalla është shkarkuar këtë të hënë nga komisioni i Vettingut. Në seancën dëgjimore të 18 korrikut sipas KPK-së, Metalla kishte probleme me marrjen e një kredie të butë.

Sipas raportit të IDKPKI-së, Metalla nuk kishte probleme me pasurinë, pjesë e së cilës është një apartament 96 m2 me garazh të blerë në Tiranë në vitin 2007 me kredi. Problemi me të ishte marrja e një kredie si i pastrehë për një shtëpi në Durrës, më pas ka marrja një kredie tjetër lehtësuese; njërës prej tyre i ka ndryshuar destinacionin, duke ia kaluar të vëllait.

Më herët Metalla ka përfaqësuar edhe një firmë në Gjykatën e Strasburgut, të cilës i është pezulluar aktiviteti në Shqipëri, dhe shpërblimim që fitoi gjyqtari e kishte kaluar në llogarinë e gjyqtarit. Vetë Metalla, në deklarimin e tij para KPK-së, kërkoi rikonfirmimin e tij në detyrë dhe tha se kërkon një gjykim të drejtë siç e parashikojnë edhe rekomandimet e Komisionit të Venecias. 

(Ervin Metalla, gjyqtar)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:45
U shkarkua nga KPK, prokurori Arben Nela i emocionuar: Jam profesionist me kualifikim të lartë

Pasi iu komunikua shkarkimi nga detyra, prokurori Arben Nela, ka folur për mediat. Nela është shfaqur i emocionuar para gazetarëve, teksa ka theksuar se është një profesionist dhe njeri me integritet. Nela u ngatërrua disa herë kur po fliste dhe tha se pret që KPA të ndreqë gabimin e KPK-së. 

Pasuria ime është në vlerën 12 milionë lekë. Të ardhurat e mia janë në vlerën  30 mln lekë. Unë jam një profesionist me kualifikim ligjor të lartë gjithashtu me integritet. Shpresoj që ky vendim do të ndreqet nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Është vendim në kundërshtim me standartet e procesit ligjor.

Arben Nela, prokuror i rrethit Tiranë

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qoqja: 23/07/2018 19:12

    Sa shpejt i harrun dhite kto te drejtesise tamam pane yllin dhe mirren pyllin .

    Përgjigju
  • k.c.: 23/07/2018 14:56

    te gjithe me borxhe keta, asnjeri si ka bere nje here parate vete pastaj te kete blere shtepi. Te gjithe njerezit i shikoj te gezuar per shkarkimin e ketyre, te majte e te djathte. :) :) :)

    Përgjigju
  • Hinglateri: 23/07/2018 14:56

    Paska derra plot drejtsia shqiptare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale