Vettingu, shpata që ‘pret’ kokat e drejtësisë, 13 prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar/ EMRAT

Vettingu, shpata që ‘pret’ kokat e drejtësisë, 13 prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar/ EMRAT

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

TIRANE-Nga marsi i këtij viti deri në 20 korrik Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra 13 prokurorë dhe gjyqtarë, ndërsa numri pritet që të rritet në vijim. Shpata e vettingut ka bllokuar Gjykatën Kushtetuese, pasi nga ky institucion janë shkarkuar 4 gjyqtarë, ndërsa ende nuk ka përfunduar çështja për kryetarin Bashkim Dedja, pasi ONM kërkoi sot apelimin në Kolegj.

E ndërsa Kushtetuesja u bllokua drejt të njëjtit fat po shkon Gjykata e Lartë, nga e cila deri tani janë shkarkuar 3 gjyqtarë, ndërsa drejt kësaj rruge është edhe kryetari Xhezair Zaganjori, pasi KPK konstatoi sot se ka shmangur tatimet dhe ka gënjyer për pronat, por vendimi përfundimtar nuk është marrë.

Ndërkohë që kryetari i ILDKPKI, Shkëlqim Ganaj paralajmëroi pak ditë më parë se mbi 50% e njerëzve të drejtësisë kanë probleme me pasurinë dhe vitin e ardhshëm vendi rrezikohet që të mbesë edhe pa gjykatë Apeli.E ndërsa kolapsi në drejtësi është paralajmëruar, shumica ka dërguar në Kuvend ligjin për emërimin e magjistratëve, por opozita nuk pranon që ta votojë.

LISTA E TE SHKARKUARVE NGA VETTINGU
1. Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese-Shkak mosjustifikimi i pasurisë. (Pjesë e trupës gjykuese që dha vendimin për të mos ekstraduar Almir Rrapon në SHBA)

2. Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkak mosjustifikimi i pasurisë.

3. Besim Trezhnjeva, gjyqtar në Gjykatës e Apelit në Durrës, shkak mosjustifikimi i pasurisë.

4. Altina Xhoxhaj anëtare e Gjykatës Kushtetuese, shkak mosjustifikimi i pasurisë.

5. Besa Nikëhasani, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Shkodër, shkak mosjustifikimi i pasurisë.

6. Artan Laze, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, shkak mosjustifikimi i pasurisë.

7. Luan Kaloçi, prokuror i Apelit Tiranë, shkak mosjustifikimi i pasurisë.

8. Gentian Trenova, prokuror i Apelit Tiranë, shkak mosjustifikimi i pasurisë. (Ka pushuar hetimet për pasurinë për një person të arrestuar nga policia greke me kanabis dhe një pistoletë. Nuk hetoi prokurorin me inicialet A. K., i përfshirë)

9. Adriatik Cama, prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, shkak mosjustifikimi i pasurisë dhe korrupsioni. (Pjesë e hetimit për dosjen 21 janari dhe të Mark Frrokut për çështjen e vrasjes së Aleksandër Kurtit në Belgjikë)

10. Gani Dizdari, gjyqtar ne Gjykatën Kushtetuese, shkak mosjustifikimi i pasurisë, si dhe kontakte me të inkriminuar

11. Admir Thanza, anëtar i Gjykatës së Lartë, shkak lidhjeve me krimin, fshehja e dënimit për vjedhje, fshehje dhe mosjustifikim pasurie. (Ka gjykuar dosjen për tragjedinë e Gërdecit në Gjykatën e Lartë. Ka dhënë vendime për Tom Doshin, Mark Frrokun dhe Gent Strazimirin).

12. Artan Zeneli, gjyqtar pranë Gjykatës së lartë, shkak mosjustifikimi i pasurisë dhe mosdeklarimi i heqjes së vizës nga ambasada e SHBA.

13. Toma Ndreca, gjyqtar i Gykates se Larte, shkak mosjustifikimi i pasurise, si dhe kontakte me të inkriminuar

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bestar: 24/07/2018 09:38

    Ca pasurie ka gjyqtari Fatmir Hoxha? Nje gjysem shtepie.... mos u beni qesharake ne syte e miletit... mjafton te shkoni te verifikoni ku banon familjarisht... po ju nuk mund te shkelni mbi dinjitetitn e integritetin e nje personi si z.Hoxha! Ata qe punojne me te e njohin shume mire...po dhe vete klasa politike e di mire qe nje personazh si ai as blihet as shitet... me gjithe klasen politike qe tenton te nxije kedo qe nuk mbron interesat e tyre...

    Përgjigju
  • Artan: 21/07/2018 07:55

    Po Flutura Skenderin? Me ca pagoi shkollen e vajzes Antuen Skenderi per 5 vjet jashte? A i shikon vetingu paret we gjyqtaret kane shpenzuar per femijet e tyre me shkolla jashte shtetit?

    Përgjigju
  • Shef turi: 20/07/2018 22:23

    Po Murat lleshin prokurori I matit prej burreli kur do Dali para vetngut gjakpirsi I rrethit matit....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja