Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, sot Gjykata e Lartë, Zef Brozi, ka përgëzuar gjyqtarët që votuan pro ligjit të Vetting-ut.
“Përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjin e Vetingut dhe përgëzoj gjyqtarët që votuan pro këtij ligji dhe kundër kërkesës për deklarimin e tij antikushtetues.
Me këtë vendim kurajoz u dëshmua se sa e rëndësishme është për Shqipërinë tonë të dashur që gjyqësori të mos i nënshtrohet presionit të politikës dhe askujt tjetër, aq më tepër përpjekjeve dashakeqase dhe anti-perëndimore të disa drejtuesve dhe politikanëve të opozitës së sotme.
Tani duhet të zbatohet me korrektësi dhe pa asnjë vonesë të mëtejshme Vettingu dhe Reforma në Drejtësi”, ka thënë Brozi për gazetën TemA.
Ndërkohë, në një intervistë ekskluzive për Report Tv pak ditë më parë, Zef Brozi, akuzoi Partinë Demokratike dhe ish-kryetarin e saj, si shkatërrimtarët e drejtësisë shqiptare.
Brozi tha gjithashtu se edhe ecejaket e sotme të opozitës ndaj Reformës në Drejtësi dhe ligjit të Vettingut janë produkt i tendencës për të sabotuar reformën nga frika e ndëshkimit për shkak të korrupsionit dhe krimeve të tjera që rëndojnë mbi ta.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com