Vezë me djathë dhe speca
Përbërësit:
- 8 speca me tul
- 3 lgj vaj
- 200 gr djathë
- 6 kokrra vezë
- Pak qumësht
- Kripë
Përgatitja:
Specat i pastrojmë dhe i presim në rrathë. Në tigan të madh ngrohim vajin, shtojmë pak qumësht dhe hedhim specat, i lëmë të skuqen dhe të zbuten pak duke i përzier herë pas here. Më pas shtojmë vezët e rrahura me djathë të grirë, i lëmë sa të mpiksen dhe e shëbejmë gatimin të ngrohtë.
Komento