Vezë me salcë domate në furrë

Përbërësit:

  • 4 vezë të freskëta
  • 1 qepë mesatare
  • 1 kuti domate të qëruara (250 gr)
  • 15 gr gjalpë
  • 1/2 lugë çaji sheqer
  • 80 gr krem qumështi
  • Kripë, piper
  • Majdanoz të grirë
  • Pak qepë të njoma

Përgatitja:

Lyejmë me gjalpë 4 enë të vogla rezistente ndaj furrës. Shkrijmë pjesën tjetër të gjalpit dhe kaurdisim qepën e grirë imët. Para se të marrë ngjyrë, shtojmë domatet, sheqerin, kripën dhe piperin. E lëmë të ziejë derisa salca të lidhet. Më pas e kalojmë salcën në blender, shtojmë kremin e qumështit dhe hedhim pak nga përzierja në enët e përgatitura. Thyejmë nga një vezë në secilën enë dhe i mbulojmë me pjesën tjetër të salcës. I vendosim në pjekje në furrë me temperaturë mesatare (165°C) për 10 minuta. Para servirjes, i spërkatim me qepë të njoma të grira hollë dhe majdanoz dhe e shoqërojmë me sallatë nga perime të stinës, me kripë, piper, vaj ulliri dhe limon.