TIRANE, 19 Nëntor/ATSH/- Sektori i industrisë fason sivjet ka investuar 14% më shumë se në vitin e kaluar për makineri dhe pajisje, ndërsa ka ka arritur vlerën e 140 milionë usd më shumë në eksport.
Zhvillim të dukshëm ka marrë sivjet investimet edhe në industritë kimike dhe plastike, c'ka reflektohet në rritjen e prodhimeve të tyre për eksport me 40 %, bëjnë të ditur burime nga ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.
Politikat e zhvillimit që ka ndërmarrë MZHETS në sektorin e industrisë minerare, synojnë përpunimin e tyre në vend, nisur nga kërkesat që sot ka ekonomia botërore për produkt dhe jo më për lëndë të pare.
Nisur nga kjo kërkesë, po synohet zgjedhja e instrumenteve të tillë ekonomikë, të cilët furnizojnë këtë sektor, me qëllim, rritjen e prodhimit vendas. Me këtë vështrim, eksportet e materialeve të përpunuara, sjellin më shumë punësim dhe të ardhura për buxhetin e shtetit.
Vetëm në tremujorin e parë 2014 investimet e huaja direkte, (IHD) referuar Bankës së Shqipërisë, arritën në 226 milionë euro, por burime të MZHETS pohojnë se deri këtë fundvit, nisur nga tremujorët e tjerë pritet të arrijë në shifrën 1.3 miliardë usd./n.m/./a.g/