Vëzhgimi i Report Tv/ Antibiotikë që lëshohen pa recetë mjekësore, i ndaluar me ligj! Farmacistja: Nga interneti pacientët gjejnë vetë diagnozën! Mjeku: Ka pasoja, deri të rënda

Në kohën kur virozat stinore kanë shpërthyer në masë, zgjidhja më e shpejtë për pacientët vjen nga marrja e medikamenteve në farmaci, në shumë raste pa një recetë nga mjeku i familjes. Dhe për vetë farmacistët, kjo situatë është kthyer në bezdisëse dhe shqetësuese.

“Ajo që më shqetëson kur e ka marrë komshia, kushërira dhe vijnë me telefona dhe insistojnë për të marr gjëra të tilla dhe fakti më i vështirë në kohët e fundit të internetit është vetëdiagnostikimi i pacientit kur ai vjen e thotë vetë emrin e diagnozës që mund të ketë. Absolutisht nuk u shërbejmë këtyre rasteve. Mundohemi të konsultojmë pacientin.”, u shpreh farmacistja EntaTice.

Por jo të gjithë farmacistët i përmbahen dispozitave ligjore në fuqi. Report Tv me një kamerë amatore shkoi në disa farmaci të kryeqytetit për të tentuar nëse mund të marrim një antibiotikë pa një recetë mjekësore.  Ne arritëm të blinim antibiotike edhe në mungesë të recetës së mjekut.

Gazetarja: Përshëndetje, Si jeni?...... Një Azithromycin?

Farmacisti: Për kë e do?

Gazetarja: Për vëllain tim sepse e kam të sëmurë, i ftohur. Sa kushton?

Farmacisti: 660.

Por dhënia e antibiotikut pa recete është plotësisht në kundërshtim me vetë ligjin e barnave dhe shërbimin farmaceutik ku në nenin 52 thuhet se:

Neni 52

Receta mjekësore

1.            Barnat tregtohen në farmaci ose agjenci farmaceutike vetëm me recetën e mjekut, me përjashtim të barnave OTC, sipas një liste të miratuar me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë.

Për Drejtorin e qendrës shëndetësore 9, Bujar Mema në varësi të moshës dhe kartelës mjekësore të pacientëve të ndryshëm efektet anësore që shkaktojnë antibiotikët pa recetë janë deri ato më të rëndat.

“Efektet anësore mund të shkojnë nga të përgjithshme apo sipërfaqësore që mund të manipulohen edhe nga farmacisti që është pjesa të bën apo jo reaksion medikamenti deri tek problemet shumë të mëdha nëse përputhet ky medikament me mjekime të tjera, nëse që mund të ketë i sëmuri  apo sëmundje të tjera që mund të ketë i sëmuri e që nuk I din dot farmacia.

Për shembull,  është problemi për seksin femër që dhënia pa kriter i një antibiotiku në kushtet e një ulje imuniteti siç mund të jetë kalimi i viroze do të thotë që indirekt në një përqindje shumë të madhe këtij seksi femër i dhe një myk plus që do merresh javë të tëra për të eliminuar këtë efekt anësor shumë ordiner të antibiotikut. Marr këtu pjesën më minimale e sipërfaqësore. Pa llogaritur më tej moshën sëmurit apo problematika të tjera që mund të ketë pacienti.”, shprehet mjeku Bujar Mema.

S.C/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • pacienti: 16/01/2023 22:01

    Njerezit nuk kane faj. Mjeku i familjes e ka hedhur stetoskopin dhe eshte kthyer ne sekretar. Ti shkon per t'u vizituar ai te cakton nje date mbas nje jave ke mjeku specialst, nderkohe qytetari duhet te cfilitet me semundjen. Keshtu rruga me e lehte eshte te hulumtoje dhe te behet mjek i vetvetes.

    Përgjigju
  • Lora: 16/01/2023 21:22

    Doni ti shkruani vet ju mjeket plehra te merrni përqindjen tuaj jo se ju plasi fort per qytetaret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj