TIRANE-Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj priti paraditen e sotme në një takim ambasadorin e posaçëm dhe Koordinatorin Kundër Terrorizmit në Departamentin Amerikan të Shtetit, Nathan A. Sales. Zyra e shtypit të ministrit ka zbardhur takimin e Xhafajt me zyrtarin e lartë të DASH.
Ministri i Brendshëm e ka njohur zyrtarin e lartë amerikan me strategjinë e palës shqiptare për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm, përmes një marrëdhënie të re të ndërtuar mes Policisë dhe Komunitetit.
Në fokus të punës mes dy vendeve janë, sipas njoftimit zyrtar, përveç të tjerash, edhe çështje të luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, për të cilat është ndërtuar dhe funksionon një marrëdhënie shumë e mirë me partnerët amerikanë.
Koordinatori Sales tha se ‘terrorizmi si një sfidë globale kërkon përkushtim dhe përgjigje të bashkërenduar e globale’. Ai deklaroi se mes dy vendeve ka një marrëdhënie bashkëpunimi të ngushtë në vite, në fushën e zbatimit të ligjit dhe ndjekjeve penale, si dhe mbajtjen nën kontroll të elementëve të dyshuar si të përfshirë në luftëra në vende të treta, apo akte terrori.
Shqipëria pavarësisht se ka pasur një numër të ulët të luftëtarëve të huaj të përfshirë në konflikte jashtë vendit të vet, mbetet sipas përfaqësuesit të DASH, një partner tepër i rëndësishëm në rajon në këtë kuadër.
Gjithashtu në fokus të bisedës ishte menaxhimi dhe siguria e kufirit. Ministri prezantoi arritjet dhe nevojat, sa i takon rritjes së kapaciteteve teknologjike që kanë të bëjnë me mirë administrimin dhe përpunimin e informacionit, veçanërisht të atyre të përfshirë në veprimtari të paligjshme, nevojën për më shumë asistencë dhe trajnim të dedikuar në këtë fushë, prezantimin e sistemeve të reja dhe çështje të ndërveprimit mes tyre, e gjitha kjo në funksion të parandalimit, identifikimit të individëve me prirje ekstremiste dhe terroriste.
Xhafaj shtoi se kontributi i SHBA-ve ka qenë vendimtar në sukseset e arritura. Ndërsa Sales nënvizoi se bashkëpunimi me Shqipërinë në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm do të shërbejë si një gur themeli për vijimin e kësaj marrëdhënie të ngushtë edhe në të ardhmen.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.2%
-
Të gabuar
23.4%
-
Nuk kam mendim
11.4%
Vota total: 2193
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Antikorrupsioni/ Fatmir Xhafaj: Kur nisi fillimisht pati dyshime dhe spekulime, por provuam të kundërtën sikurse dhe me Reformën në Drejtësi!
11 Dhjetor 2024, 16:46
-
U dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë, Salianji bën rekurs në Gjykatën e Lartë
4 Dhjetor 2024, 16:31
-
Kuvendi i jep 350 mijë euro Xhafajt për Komisionin Antikorrupsion! Do të punësojë 91 ekspertë me pagesë deri në 8 mijë euro (EMRAT+ DOKUMENTI)
4 Dhjetor 2024, 14:03
-
Kopshti i ri në Njësinë 10, Veliaj: Do buxhetojmë sërish për çerdhe dhe kopshte të reja! Revolucion edhe për ushqimin falas të nxënësve nëpër shkolla
25 Nëntor 2024, 15:40
-
Fatmir Xhafaj: Siç vepruan me reformën në drejtësi thellojmë reformat për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit
18 Nëntor 2024, 22:42
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Komisioni antikorrupsion/ Kreu i KQZ-së: Problem, financimi i partive! Ndryshuat Kodin por latë pa zgjidhur financimin
12 Nëntor 2024, 18:19
-
Komisioni i posaçëm antikorrupsion, Xhafaj në Report Tv: Do ta ndërpresim para zgjedhjeve, të mos jetë pjesë e debatit elektoral! SPAK nuk na refuzoi, mbështes punën e tyre
8 Nëntor 2024, 18:13
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
Komisioni Antikorrupsion miraton 3 vendime: Konsultime publike, ndryshon përbërja e grupit të ekspertëve të nivelit të lartë
29 Tetor 2024, 12:53
-
‘Aleanca kundër SPAK’, Basha: Pasi amnistuan ‘bishtat’ e korrupsionit, tani po përgatiten të amnistojnë ‘kokat’ e pandëshkuara të 34 viteve
28 Tetor 2024, 16:32
-
Komisioni Antikorrupsion, Xhafaj: Projekti ynë, jo i ndërkombëtarëve, por i kërkuam asistencë e monitorim! Gati drafti analitik
28 Tetor 2024, 12:27