VËZHGIMI/ Miliona euro në 'dorë' të drynit të tregut 'çam' që ruan sigurinë e aeroportit në Rinas

Tre vite më parë më 30 qershor 2019 perimetri i sigurisë në aeroportin e Rinasit do të thyhej nga një palë pinca.

Këtë skemë e aplikoi për herë të parë Aleks Pepa i cili prej dy vitesh është në listën e më të kërkuarve për grabitjen e mbi 1 milion eurove.

Këputi zinxhirin dhe u fut në pistë në pak minuta me një automjet të kuq.

E teksa arratia e tij zgjat ende, të njëjtën skemë e riktheu në lojë Admir Murataj këtë herë me grupin e tij ku po me pinca çanë për herë të dytë perimetrin e sigurisë të aeroportit.

U futën me furgon, morën 10 milion euro dhe u larguan sërish duke këputur me pinca zinxhirin rrethues të derës dalëse të perimetrit të sigurisë së pistës.

Dy ditë pas kësaj ngjarje debati është hapur nëse pista ofron apo jo siguri jashtë e brenda, ndërsa prania e policisë ushtarake ka futur edhe politikë në akuza e kundërakuza.

ReportTv është ndalur në portat e Rinasit të cilat janë disa, ndërsa siguria mbetet sërish në duart e zinxhirit të hollë dhe drynave që gjinden fare lehtësisht në treg.

Prania e masave shtesë shfaqet në portën nga ku dy ditë më parë u futën grabitësit. Aty patrullon vazhdimisht një furgon i policisë së Shtetit, brenda dhe jashtë rrethimit.

E deri sa ky debat të njohë përgjegjësit realë dy grabitje në harkun kohor të dy viteve, ka bërë që Shqipëria të kthehet në lajm botëror për cënimin e sigurisë së aeroportit ndërkombëtar ku me armatim të rëndë të maskuar dhe me granata,  automatik e tritol, keqbërësit futen në pistën e avionit me pasagjerë me të cilin do të transportoheshin paratë për në Vienë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 11/04/2019 17:04

    Nxirrini pra pergjegjesit.. Futini ne burg.. Beni shtet si duhet qe mos ta mendoj me njeri ta bej kete gje.. Ata police bejini heronj se marin paga qesharake e rrezikuan jeten..

    Përgjigju
    • Robshi kurveleshit: 12/04/2019 01:15

      Ore tamam popull...ke të fusin në burg veten...po përgjegjësi e tyre është more tamam popull...që popull mbete gjithë jetën

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur