TIRANE - Koalicioni i Vëzhguesve Vendore në raportin e parë për procesin e përgatitjes së zgjedhjeve të 23 Qershorin ka evidentuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si institucionin më problematik.
KQZ, PERFORMANCE TE ULET
Sipas tyre, në raportin e ndërmjetëm nga 21 rekomandime në total, 12 ia ka kushtuar KQZ-së, që në këto muaj ka treguar performancë të ulët dhe mungesë profesionale, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe ndikimet politike në punën e 7 anëtarëve.
FEMIJET E ADMINISTRATA JASHTE FUSHATES
Sipas këtij raporti, një pjesë e madhe e përgjegjësisë për procesin e përgatitjes së zgjedhjeve bie mbi partitë politike të cilat duhet ta fillojnë fushatën në 23 maj siç parashikon Kodi, ndërkohë që duhet të shmangin përdorimin e administratës apo fëmijëve gjatë kësaj periudhe.
PERGATITJA E LISTAVE ZGJEDHORE
Një tjetër shqetësim i ngritur nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendore është edhe përgatitja e listave të zgjedhësve, për shkak të numrit të madh të votuesve pa adresë dhe dublimeve të shumta.
Raporti i referohet periudhës nga 2 shtatori i vitit të shkuar deri në 14 mars, i cili është hartuar nga Koalicioni i Vëzhguesve në partneritet me 31 organizata të tjera.
/Shqiptarja.com