Vëzhguesit vendor, OSBE: Të 
ndryshohet Kodi, transparencë

Vëzhguesit vendor, OSBE: Të <br />ndryshohet Kodi, transparencë
Roli i vëzhguesve vendorë në zgjedhje nxit transparencën për këtë proces.

Gjatë fjalës së mbajtur në tryezën për vëzhgimin e numërimit të votave nga vëzhguesit vendorë, ambasadori i OSBE Bernd Borschard tha se  pajisja me një kopje të të dhënave në mbyllje të votimit për vëzhguesit vendorë do ta bënte më të besueshëm një proces.

Nga ana tjeter ambasadori i OSBE evidentoi faktin se në këtë pikë duhet të bëhen ndryshime në ligj duke inkurajuar në këtë mënyrë klasën politike në këtë drjeitm.

Në Shqipëri mund të vëzhgohen të gjitha aspektet e një procesi zgjedhor. Megjithatë, vëzhguesit që janë thjesht qytetarë nuk kanë të njëjtat të drejta si vëzhguesit e palëve të ndryshme, pasi ata nuk mund të marrin kopje të të dhënave në mbyllje të votimit apo tabelën përmbledhëse të rezultateve apo të paraqesin ankesa në lidhje me zgjedhjet. Ndonëse dhënia e më shumë të drejtave vëzhguesve kërkon ndryshime në ligj, gjë që shpresojmë të trajtohet së shpejti, sa i u përket planvendosjes së vendeve të numërimit të votave (si largësia midis hapësirës së rezervuar për vëzhguesit dhe tavolinave të numërimit), roli i KQZ-së është vendimtar. Ne e nxisim KQZ-në të marrë të gjithë hapat”, u shpreh Borchardt.

Zguri: Administrojmë procesin sipas ligjit
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, foli për vendosmërinë e KQZ për të administruar një proces sa më transparent ndërsa për sa i përket vëzhguesve vendor tha se ndërhyrja duhet të bëhet në ligj.

Një nga rekomandimet kryesore të Misionit të ODIHR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare të 2013-ës ishte se planvendosja e Vendeve të Numërimit të Fletëve të Votimit për t’i dhënë mundësi vëzhguesve të ndjekin si duhet të gjitha aspektet e numërimit të votave dhe nxjerrjes së rezultateve.
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Me lot në sy, babai i Martinit i bashkohet protestës para Ministrisë së Arsimit (VIDEO)

Me lot në sy, babai i Martinit i bashkohet protestës para Ministrisë së Arsimit (VIDEO)