Vëzhguesit Vendorë: KQZ të
rishqyrtojë ndarjen e mandateve

Vëzhguesit Vendorë: KQZ të <br />rishqyrtojë ndarjen e mandateve
TIRANE- Koalicioni i Vëzhguesve vendorë nëpërmjet një letre të hapur i kërkojnë KQZ të rishqyrtojnë procesin e ndarjes së mandateve duke ribërë ndarjen e mandateve mbi bazën e numrit të popullsisë në periudhën e tanishme.

Koalicioni vëren se procesi i ndarjes së mandateve për çdo zonë zgjedhore nuk po respekton të drejtën kushtetuese të barazisë së votës së qytetarëve.

“Një ndarje mandatesh pa respektuar procedurat dhe kompetencat e përcaktuar qartazi në Kodin Zgjedhor, do të sillte si pasojë pesha elektorale të diferencuara të votave të qytetarëve nëpër qarqe, duke prodhuar një proçes zgjedhor të vesuar (të metë) edhe sikur të gjitha standartet e tjera të plotësoheshin pa asnjë lloj vërejtje.”- thuhet në letrën e hapur të KQZ-së.

Koalicioni nënvizon se nuk mund të përdoret ndarja e mandateve për zonat zgjedhore e Zgjedhjeve Parlamentare të 2009, por duhet një ndarje e re dhe nënvizon se “mosndarja e re e mandateve për zgjedhjet e ardhshme, përbën një shkelje të mirëfilltë kushtetuese përsa i përket barazisë së votës së qytetarëve.”

Vëzhguesit vendorë nënvizojnë më tej se vendimi i KQZ-së Nr. 15 i datë 23 Nëntor 2012 “Për caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2013” ku KQZ vendosi për të mos caktuar ndarjen e mandateve për Zgjedhjet Parlamentare të 23 Qershorit 2013 “nuk është aspa korrekt me ligjin.”

“Për më tepër, argumenti i përdorur, se merret ky vendim pasi nuk arrihet shumicë e cilësuar votimi prej së paku 5 votash pro, është i pavend dhe kundër frymës së Kodit Zgjedhor dhe funksionimit të KQZ-së si një institucion kolegjial dhe i pavarur. Si i tillë, ky vendim jo vetëm që nuk ka asnjë pasojë faktike në lidhje me përgatitjen e procesit zgjedhor, por as nuk mund të përdoret si vendimmarrje e parë për tu ndjekur nga vendimmarrja në vazhdimësi proceduriale, e Kuvendit të Shqipërisë,sikundër është kërkuar zyrtarisht nga Sekretarja e Përgjithshme e KQZ-së.”- vazhdon letra.

SHKRESA E KQZ NE KUVEND DELIGJITIME

Sipas vëzhguesve Kuvendi nuk mund të investohet jo vetëm në saj të delegjimitetit të shkresës së përcjellë nga Sekretarja e Përgjithshme e KQZ-së, por edhe për përmbajtjen e kësaj shkrese, ku i ofrohet Kuvendit për të parë, dhe në logjikën proçeduriale për të miratuar, vendimin e KQZ-së të datës 12.02.2009 “Për caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2009”.

KODI I LE KQZ AFAT DERI ME 7 MARS 

Duke deklaruar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për një detyrë absolute që ia ngarkon Kodi Zgjedhor nuk mundet në asnjë rast të heq dorë, koalicioni i Vëzhguesve vendorë thotë se Kodi në pikën 3 të nentit 76 kodi lë një shteg sigurie, ku përcaktohet se për çdo rast afati maksimal i përcaktuar për miratimin e mandateve është deri në 6 muaj para fundit të mandatit të Kuvendit, pra deri më datën 7 Mars 2013.

Koalicioni i bën thirrje Kryetarëve të Partive Politike Parlamentare si dhe Konferencës së Kryetarëve të Kuvendit të Shqipërisë që të tregojnë vullnetin e përbashkët në funksion të zbatimit me korrektësi të Kushtetutës dhe Ligjit duke mbështetur dhe nxitur anëtarët e KQZ-së në zhvillimin e përgjegjësive të tyre në lidhje me ndarjen e mandateve të zonave zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme.
Gjithashtu, Koalicioni sërish tërheq vëmendjen për të miratuar në mënyrë urgjente Rregulloren e Organizimit dhe të Funksionimit të KQZ-së, në mënyrë që t’i paraprihet jo vetëm problematikave të mundshme në të ardhmen, por për të rritur sa më shume efektshmërinë dhe rendimentin e funksionimit dhe të punës së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit