Vëzhguesit vendorë letër Berishës
e Ramës: Zgjidhni ngërçin e KQZ-së
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë i ka bërë një thirrje kritike dhe të ashpër, Sali Berishës dhe Edi Ramës - dy krerëve të forcave më të mëdha politike të vendit, për mungesën e pakuptimtë të vullnetit për të zgjidhur problemin e KQZ-së.
TIRANE - Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë i ka bërë një thirrje kritike dhe të ashpër, Sali Berishës dhe Edi Ramës - dy krerëve të forcave më të mëdha politike të vendit, për mungesën e pakuptimtë të vullnetit për të zgjidhur problemin e
KQZ-së dhe përdorimin e pamoralshëm të këtij ngërçi për kredite politike.
"Koalicioni e konsideron të pakuptimtë mungesën e deritanishëm të vullnetit për ta zgjidhur këtë ngërç, madje është i pamoralshëm përdorimi i tij për përfitime elektorale apo kredite politike qoftë tek faktorët ndërkombëtarë, qoftë tek militantët apo aktivistët tuaj, apo, qoftë edhe përdorimi i tij i mundshëm si shkak për të justifikuar fitoren apo humbjen pas 23 qershorit”, - thuhet me shqetësim në letrën e hapur publike që
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka shpërndarë në redaksitë e medias.
Koalicioni konstaton "me keqardhje" se Kodi Zgjedhor i ndërtuar dhe i miratuar nga dy partitë që drejtojnë është "një Kod i cili varet kryekeput në çdo hallkë të tij nga vullneti politik, duke vënë pikëpyetje serioze mbi zbatimin e ligjit dhe ndërtimin e shtetit ligjor aq shumë të përmendur në programet tuaja politike.”
Në përfundim të Letrës Koalicioni i drejtohet dy liderëve:
“Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë nxit kurajon dhe vizionin tuaj për të kapërcyer interesat e ngushta partiake dhe ngërçet e panevojshme, duke u orientuar drejt interesit afatgjatë në të mirë të të gjithë shqiptarëve për ndërtimin e shtetit ligjor, të institucioneve të konsoliduara e të pavarura, në funksion të interesave dhe të të drejtave të qytetareve.
Koalicioni fton kryeministrin e kreun e opozitës të gjejnë kurajon dhe vullnetin e duhur duke sjellë frymën e bashkëpunimit dhe të vlerësimit reciprok, duke e futur ecurinë e mëtejshme të procesit zgjedhor në shtratin e duhur ligjor si dhe duke nxitur më tej një fushatë të qetë, të qytetëruar si dhe të orientuar drejt përballjes së platformave programore dhe çështjeve konkrete në interes të qytetarëve.
Koalicioni Vëzhguesve Vendorë ka luajtur një rol aktiv në zgjedhjet e zhvilluara në Shqipëri vitet e fundit dhe është angazhuar për zgjidhjen e problemeve.
Në datën 15 prill, Kuvendi i Shqipërisë shkarkoi pas një një seance tepër të gjatë, komisionerin e LSI-së, Ilirjan Muhon. Më pas dhanë dorëheqjen dhe 3 anëtarët e propozuar nga opozita.
Redaksia online
(ar.sh/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.8%
-
Jo
20.6%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2988
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44