Viagra dhe të sëmurët me zemë

Viagra dhe të sëmurët me zemë
Efektet laterale të viagrës janë të lehta në mesatare. Këto nënkuptojnë një ndjeshmëri të rritur, tretje jo e mirë e ushqimit, disa alternime të të parit, diarre, dhembje koke. Viagra nuk rekomandohet në pacientët me sëmundje të arterieve koronare që janë në terapi me nitrate.

Nitratet përdoren për trajtimin e dhembjes së gjoksit ose anginës për shkak të sëmundjes së arterieve koronare te këta pacientë. Këto medikamente përfshijnë nitroglicerinën sprai, pomadë, pasta ose edhe tabletë, të cilat mund të gëlltiten, përtypen ose treten në gojë. Nitrodur, Imdur dhe Ismo janë edhe preparatet që përdoren më shpesh në praktikën klinike. Në rast se ju nuk e dini nëse merrni nitrate në terapi apo jo, ose në rast se nuk e dini se çfarë janë nitratet, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Marrja e Viagrës së bashku me nitratet mund të jetë shumë e rrezikshme. Ky kombinim mund të prodhojë një ulje të rëndësishme të presionit të jakut, humbje të vetëdijes dhe vdekje.

Pacientët të cilët marrin medikamente për trajtimin e presionit të lartë të gjakut dhe duan të fillojnë të marrin viagrën, duhet të kontrollohen te mjeku i tyre. Disa medikamente, si: eritromicina dhe cimetidina mund të ndikojnë në metabolizmin e viagrës. Problemet e mëlçisë, të veshkave dhe mosha e avancuar mund të ndikojnë gjithashtu. Nuk duhet asnjëherë që të eksperimentohet me viagrën, duke marrë një tabletë nga dikush për ta provuar. Marrja e saj duhet të jetë gjithmonë nën vëzhgimin e mjekut./gazetashendeti/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane