Victoria's Secret "shtohet" me 10 
 engjëj seksi, sfilata në nënto

Victoria's Secret  engjëj seksi, sfilata në nënto">
Marka më e njohur e të brendshmeve jo vetëm në amerikë, por në të gjithë botën, ka ‘ngritur në detyrë’ 10 modele të saj duke i dorëzuar statusin ‘Engjëll’. Stella Maxëell, Kate Grigorieva, Taylor Hill, Elsa Hosk, Martha Hunt, Jac Jagaciak, Lais Ribeiro, Sara Sampaio, Romee Strijd dhe Jasmine Tookes, kanë marrë krahët e ëngjëllit që i takojnë.

Engjëjt e rinj i janë bashkuar supermodeleve të Victoria’s Secret dhe kanë sfiluar së bashku koleksionin e 2014-ës. Nga ana tjetër, Doutzen Kroes dhe Karlie Kloss, nuk janë më pjesë e brand-it të njohur. Shfaqja madhështore e 2015, vendndodhja e së cilës nuk është caktuar ende, pritet të ndodhë në nëntor.

Gjatë kësaj shfaqjeje do të kemi fatin të ndjekim super engjëjt e rinj, teksa fluturojnë me krahët e tyre përgjatë pasarelës, më të bukura se kurrë. Si të gjithë engjëjt e Victoria’s fundja, që na bëjnë të vemi në diskutim ekzistencën tonë me trupat e gjatë, të hollë, seksi e të tonifikuar.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij