Kryeministri Edi Rama ka ndarë një performancë të veçantë japoneze me këngën shqiptare 'Perëndeshë e bukurisë' në kuadër të vizitës së tij në Tokio
I ndodhur në Japoni në vizitën 4-ditore, kryeministri Edi Rama e nisi ditën me publikimin në rrjetet sociale të performancës së një artisteje nga Tokio.
Në video dëgjohen tingujt e klarinetës me të cilën artistja performon këngën shqiptare “Perëndeshë e Bukurisë” për të pranishmit, ku ndodhet edhe kryeministri Rama.
Kujtojmë se Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij japonez, Fumio Kishida kanë zhvilluar dje një konferencë të përbashkët për mediat. Rama ftoi kryeministrin japonez që në të ardhmen të vizitojë Shqipërinë ndërsa dha lajmin se së shpejti Japonia do të dërgojë një të dërguar special posaçëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Vizita disa ditore e kryeministrit Edi Rama në Japoni vjen në kuadër të 42 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
‘Dita e Shqipërisë në Tokio’, Rama ndan momentin e bukur të vizitës në Japoni: Do fuqizojmë më tej marrëdhëniet së bashku
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një moment të veçantë nga vizita në Tokio. Ai shkruan se do të fuqizojnë me tepër marrëdhnëiet mes vendit tonë dhe Japonisë.
“Albanian Day në Tokio ishte një moment i bukur i vizitës, me komunitetin shqiptar në Japoni, si edhe me përfaqësues të shtetit, sipërmarrjes, kulturës dhe sportit të këtij vendi mahnitës e mikpritës, me të cilin do t’i fuqizojmë më tej marrëdhëniet e mira që kemi.”- shkroi Rama.
Nuk është në rregull dhe nuk na ngjan kjo retorikë antivllazërore. Ne shqiptarët kudo që gravitojmë jemi vëllezër, jemi një gjak, kemi një armik të përbashkët (serbinë), këtë e din edhe Rama. Ndaj nuk është mir ti mveshim askujt petkun e tradhëtarit, sepse kështu nxisim urrejtje dhe përçarje, gjë për të cilën për momentin nuk kemi nevojë. Por ne duhet të jemi më të bashkuar se kurrë që të mund ti përballojmë këto sfida që kemi para nesh.
Përgjigju
Arbërori: 23/02/2023 09:01
Ka shkuar për të lobuar edhe në Japoni kunder Kosovës dhe në mbrojtje të serbis fashiste…!
Nuk është në rregull dhe nuk na ngjan kjo retorikë antivllazërore. Ne shqiptarët kudo që gravitojmë jemi vëllezër, jemi një gjak, kemi një armik të përbashkët (serbinë), këtë e din edhe Rama. Ndaj nuk është mir ti mveshim askujt petkun e tradhëtarit, sepse kështu nxisim urrejtje dhe përçarje, gjë për të cilën për momentin nuk kemi nevojë. Por ne duhet të jemi më të bashkuar se kurrë që të mund ti përballojmë këto sfida që kemi para nesh.
PërgjigjuKa shkuar për të lobuar edhe në Japoni kunder Kosovës dhe në mbrojtje të serbis fashiste…!
Përgjigju