Studentet e një konvikti në qytetin kinez, Len, të dielën ia mbathën nga tualetet, pasi dëgjuan të qarat e një foshnjeje.

Zjarrfikësit arritën në vendin e ngjarjes dhe zbuluan një fëmijë të sapolindur në gypat e kanalizimit të katit të katërt të konviktit. Në vendngjarje ka mbërritur edhe një grup mjekësh të cilët në bashkëpunim me zjarrfikësit kanë mundur që ta nxjerrin foshnjën.

Situata ishte mjaft kritike dhe aksioni për nxjerrjen e foshnjës zgjati rreth 3 orë.
 
Fëmija aktualisht gjendet në spital në gjendje shëndetësore të qëndrueshme. Tani për tani, besohet se nëna e foshnjës së porsalindur është një 17*-vjeçare,  nxënëse e një prej kolegjeve aty pranë dhe se lindja ka ndodhur gjatë kohës së ajo ishte në tualet.