Fiorentina siguroi tri pikë me vlerë në Serie A. Skuadra e Italianos fitoi 0-2 me Sampdorian në "Luigi Ferraris" për javën e 13-të. Miqtë gjetën golin me anë të Bonaventura në minutën e katërt të takimit, teksa në të 58 Milenkovic "arkivoi" tri pikët me golin e dytë. Me këtë fitore Violat ngjiten në vendin e 11 me 16 pikë, kundrejt gjashtë pikëve të dorianëve që qëndrojnë në vendin e parafundit të Serie A.

 


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Juventus leksion Interit me 2 gola, 'Zonja' parakalon zikaltërit! Lazio fiton me Romën në derbi, Fiorentina 'zhyt' Sampdorian