Video/ 23 pandat në “daljen e
parë publike”, ja si bien nga “skena”

Video/ 23 pandat në “daljen e<br />parë publike”, ja si bien nga “skena”
Ditën e djeshme një grup pandash janë prezantuar para gjithë botës. 23 pandat kanë lindur të gjitha në bazen e kerkimit të këtyre kafshëve në Jugperëndim të Kinës.
 
Në grupin e tyre përfshihen 10 çifte pandash binjake. Në daljen e parë publike këto gjallesa të rralla dhe shumë të dashura nga njerëzit kanë ofruar një shfaqje interesante për publikun në mbarë botën.
 
Shumica prej kafshëve të vogla që i përkasin moshës nga 1 deri në 4 muaj vetëm sa rrotulloheshin përtueshëm në platformën e gjelbër mbi të cilën ndodheshin, për të përfunduar më pas të rrëzuara në bar.

Disa imzhe që tregojnë se si këto gjallesa të vogla pa sensin e orinetimit binin nga platforma ku ishin vendosur në bar, janë admiruar nga njerëz të shumtë në të gjithë botën.

[gallery]18896[/gallery]


  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli: Hezbollahu ka lëshuar 5 mijë raketa drejt nesh që nga fillimi i luftës

Izraeli: Hezbollahu ka lëshuar 5 mijë raketa drejt nesh që nga fillimi i luftës