VIDEO/ 7 gola në 'Anfield', Liverpool e bën dramë me Tottenham-in dhe prek Europën! Manchester City merr kreun e Premier League

VIDEO/ 7 gola në 'Anfield', Liverpool e bën dramë me Tottenham-in dhe prek Europën! Manchester City merr kreun e Premier League

Goli i Salah

Liverpooli fitoi 4-3 me Tottenham-in për javën e 34-t në Premier Leaguen angleze të futbollit. Sfida e zhvilluar në "Anfield Road" pa një fund dramatik, teksa goli i fitores u shënua në minutën 90+4 nga Diego Jota. Nga ana tjetër, Manchester City fitoi 1-2 në transfertë me Fulham, duke marrë kreun e Premier League edhe pse me një ndeshje më pak se Arsenali.

Në "Anfield Road", Liverpooli vendas mundi 4-3 Tottenham-in në një ndeshje me emocione të forta, teksa gjithçka u vendos vetëm në shtesë. Pas 15 minutash lojë, vendasit e gjetën veten në avantazhin e tre golave. Jones, Diaz dhe Salah shënuan për 3-0, para se Kane në të 39 minutë të shkurtonte për 3-1 nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë, Spursat ia dolën të barazonin në 3-3 me Son dhe Richarlison, teksa vetëm një minutë pas barazimit ishte Diego Jota që në të 90+4 shënoi golin me vlerën e tri pikëve.

Liverpool me 56 pikë merr vendin e pestë që të dërgon në Europa League, teksa lë pas në vendin e gjashtë Tottenham-in me 54 pikë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat