VIDEO/ Afërdita Dreshaj: Jam
showgirl nuk kam zë të buku

VIDEO/ Afërdita Dreshaj: Jam<br />showgirl nuk kam zë të buku
Afërdita Dreshaj  gjatë një bisede ‘me Shukin’ foli për karrierën, fillimet e saj si modele apo për jetën sentimentale. 29-vjeçarja mes të tjerash theksoi se nuk e konsideronte veten këngëtare me zë ‘operistik’.

“E dashuroj muzikën që e vogël, s’është nevoja të kesh zë, mjafton të kesh vesh për muzikë, të dish ritmin, notën dhe të kesh një specifikë zëri të pëlqyeshme për publikun,” u shpreh Afërdita ndërsa e cilësoi veten një ‘showgirl’.

Dreshaj pohoi gjithashtu se është e lumtur në lidhjen e saj me sportistin çek, Jakub Kindl, por preferoi të mos tregojë më shumë, duke mos dashur të përsërisë të njëjtin gabim si kur ishte e lidhur me Shpatin.

E pyetur nga moderatori i emisionit për dallimet mes meshkujve shqiptarë dhe atyre të huaj, Afërdita tha se shqiptarët janë më këmnbëngulës, madje hedhin edhe fjalë në rrugë, ndërsa meshkujt e huaj nuk tentojnë kur e shohin që pala tjetër nuk shfaq interes.
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mjeku Roland Lama në ‘Klinika 24’: Kontrollet periodike tek Obstetër-Gjinekologu mund të shmangin shumë komplikacione për vajzat dhe gratë

Mjeku Roland Lama në ‘Klinika 24’: Kontrollet periodike tek Obstetër-Gjinekologu mund të shmangin shumë komplikacione për vajzat dhe gratë